By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV nuk merr pjesë në seancën për policinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV nuk merr pjesë në seancën për policinë
Lajme

LVV nuk merr pjesë në seancën për policinë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/19 at 12:01 PM
Kosova Times Published October 19, 2023
Share
SHARE

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes, ku po shqyrtohet një projektrezolutë për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga partitë opozitare. Edhe një tjetër seancë për këtë çështje ishte thirrur më 12 tetor, por dështoi të mbahej në mungesë të kuorumit, pasi deputetët e LVV-së e bojkotuan atë.

Rashit Qalaj deputet nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, tha se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të rënda dhe kjo sipas tij nuk duhet lejuar.

“Nga hyrja në fuqi, më 5 shkurt 2023, e Ligjit për paga në sektorin publik, zyrtarëve policorë u është ndalur shtesa e rrezikshmërisë, shtesë të cilën policët e Kosovës e kanë marrë gjithmonë në të kaluarën. Ky është një vendim i padrejtë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre dhe të familjeve, por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së përditshme sfiduese. Shuma totale vjetore e shtesave që kanë marrë policët e Kosovës ka qenë 16 milionë euro, ose 1.3 milion euro në muaj”, tha ai.

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Në bazë të Ligjit, pagat për zyrtarë të policisë janë rritur nga 20 deri në 60 euro. Këtë rritje policia e ka quajtur minimale.Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

Zyrtarë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, javën e kaluar kanë thënë se tendenca e PDK-se, nuk ka të bëjë më gjendjen e policisë, por synim i tyre, është “pushteti dhe jo interesi i shtetit”.

You Might Also Like

Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Kosova Times October 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

VMRO-DPMNE shpall fitoren e parlamentit dhe presidencës

Kosova Times Kosova Times May 8, 2024
A ka rrezik që Hezbollahu ta përhapë konfliktin në Lindjen e Mesme?
Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë
Një aeroport ushtarak pranë Volgogradit është djegur për shkak të një sulmi me dron
Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit Rama
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?