Edhe fillimi i seancës së pasdites u karakterizua me debat ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth kësaj rezolute, pasi në pikën për plotësim-ndryshimin e rendit të ditës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj propozoi futjen në rend të ditës të votimit Rezolutës për Policinë e Kosovës. Por, propozimi i tij nuk e mori mbështetjen e deputetëve, pasi në votim morën pjesë 70 deputetë, prej të cilëve 38 kanë abstenuar dhe 32 ishin për.