Policët shqiptaro-amerikan të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

Të pranishëm ishin Konsulli i Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafi i tij.

Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raporton RTKlive.

Policët shqiptaro-amerikanë me këtë akt edhe njëherë dëshmuan qartë atdhedashurinë e tyre.

“Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetës se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheu”, thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.

Nuk është ky aksion i parë që policët shqiptaro-amerikan kanë ndërmarrë.

Ata edhe më herët, përmes shoqatës së tyre, kanë kryer disa aksione për të përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare. E tërë fushata është realizuar përmes GoFundMe.