By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: Duhet përshpejtuar dëbimi i migrantëve që u është refuzuar azili
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Scholz: Duhet përshpejtuar dëbimi i migrantëve që u është refuzuar azili
Rajon / Botë

Scholz: Duhet përshpejtuar dëbimi i migrantëve që u është refuzuar azili

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 4:40 PM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet.

Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit.

Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të migrimit.

Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.

Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili.

Ai i ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët shtetërorë rreth mënyrave se si mund të luftohet numri i migrantëve.

Të hënën, Qeveria gjermane e ka njoftuar Komisionin Evropian për kontrolle të përkohshme kufitare në kufi me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën.

Qendrat për migrantë dhe refugjatë janë mbushur në muajt e fundit, pas rritjes së numrit të migrantëve, sidomos prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në intervistën e së premtes, Scholz ka përsëritur se “shumë po vijnë”.

“Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të madhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani”, është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se dëbimi duhet të ndodhë “shpejt”.

Shtetet e BE-së janë pajtuar javën e kaluar për një draft final të rregullave si ta menaxhojnë migrimin e parregullt dhe procedurat për azil.

Kur të nisë së zbatuari, kjo marrëveshje e re për migrimin dhe azilin, do të lehtësojë presionin në shtetet e BE-së që përballen më së shumti me migrantë, sikurse Italia dhe Greqia, pasi disa migrantë do të mund të barten në vendet tjera të bllokut.

You Might Also Like

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën

Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
Macron propozoi përdorimin e armëve bërthamore të Francës për të mbrojtur Evropën
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, rasti po hetohet
Ish-bashkëshortja e Eros Ramazzoti tërheq vëmendjen me figurën e saj perfekte
Güler: Nuk më interesojnë arritjet personale, por suksesi i Kombëtares
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?