By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Shumë pak gjasa” që Irani të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin Izrael-Hamas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Shumë pak gjasa” që Irani të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin Izrael-Hamas
Rajon / Botë

“Shumë pak gjasa” që Irani të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin Izrael-Hamas

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 10:50 AM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

Seyed Ali Alavi është ligjërues për çështje të Lindjes së Mesme dhe iraniane në Universitetin e Londrës.

Ai është edhe autor i librit “Irani dhe Palestina: E kaluara, e tashmja, e ardhmja”, i publikuar më 2019.

Në të trajtohet historia e Teheranit me territoret palestineze.

Alavi ka folur për Shërbimin e Iranit të Radios Evropa e Lirë për lidhjet e Iranit me grupin militant palestinez Hamas, i cili e kontrollon Rripin e Gazës, dhe për mundësinë që Teherani të përfshihet direkt në konfliktin Izrael-Hamas.

REL: Si e karakterizoni marrëdhënien e Iranit me Hamasin? A është grupi palestinez degë e forcës iraniane?

Seyed Ali Alavi: Ekzistojnë keqkuptime për marrëdhëniet e Hamasit me Iranin. Hamasi, në aspektin ideologjik, është i lidhur me Vëllazërinë Myslimane (me bazë në Egjipt). Ndonëse Republika Islamike e Iranit e mbështet Hamasin në aspektin politik, palët kanë pasur mospajtime të thella gjatë luftës civile siriane, kur Hamasi ka dalë kundër [presidentit Bashar] al-Assad të Sirisë dhe e ka refuzuar iniciativën e Iranit në Siri. Hamasi e mirëpret ndihmën prej çdo shteti që e pranon atë si pjesë të spektrit politik palestinez. Irani e mbështet Hamasin në aspektin politik, pasi ia mundëson Iranit që kështu të shihet si mbështetës i kauzës palestineze.

REL: Sa është shkalla e mbështetjes së Iranit për Hamasin? Zyrtarët iranianë kanë thënë më parë se shteti ofron mbështetje të madhe për grupin.

Alavi: Irani nuk ka kufij me Gazën apo Bregun Perëndimor [të udhëhequr nga palestinezët]. Mbështetja iraniane duket se është e kufizuar në ndihmë financiare dhe transferim të teknologjisë. Kjo nënkupton se Hamasi pranon më shumë ndihmë financiare dhe politike nga aleatët organikë si Katari dhe Turqia. Prej luftës siriane, Irani e ka kufizuar mbështetjen për Hamasin, pasi të dy kanë pikëpamje tjera kur bëhet fjalë për rajonin, përtej Palestinës dhe Izraelit.

REL: Ju besoni se përkrahja e Iranit për Hamasin është e kufizuar. Mirëpo ne e dimë se përfaqësuesit e Hamasit dhe Xhihadit Islamik, një tjetri grup militant që operon në Gazë, kanë bërë udhëtime të shpeshta në Iran. A luan rol Teherani në trajnim të këtyre grupeve dhe në planifikim të sulmeve të tyre?

Alavi: Zyrat e Hamasit dhe zyrtarët e tyre politikë janë në Katar dhe ata kryejnë shpesh vizita në Turqi dhe Egjipt, por edhe në Iran. Vizitat diplomatike nuk nënkuptojnë domosdo vërshim të ndihmës logjistike. Gaza ka qenë në bllokadë totale [izraelite] prej vitit 2006 dhe kalimin e vetëm e ka në pikën kufitare Rafah, me Egjiptin.

Izraeli e ka pranuar se forcat e tij kanë kryer qindra sulme kundër aleatëve të Iranit në Siri, prej nisjes së Pranverës Arabe, më 2011. Pavarësisht kësaj, ne nuk kemi qenë dëshmitarë të asnjë përshkallëzimi apo hakmarrjeje iraniane. Ka shumë pak gjasa që do ta shohim Iranin të përfshirë në konfliktin Izrael-Hamas. Përgjigja e Iranit, sikur e shumë shteteve në rajon, do të mbetet retorike dhe diplomatike.

REL: Ju e përmendet mbështetjen e Turqisë dhe Katarit për Hamasin. Si është marrëdhënia e grupit palestinez me këta dy aktorë rajonalë?

Alvavi: Zyra politike e Hamasit është në Katar dhe Hamasi ka marrëdhënie të natyrshme me Turqinë. Udhëheqja e Hamasit e ka lavdëruar disa herë Turqinë si model për qeverisje në rajon. Për dallim prej Iranit, i cili është nën sanksione të ashpra amerikane, Doha ka kapacitete financiare për ta mbështetur Qeverinë e Hamasit në Gazë. Hamasi ka qenë i afërt me Turqinë edhe në Siri, dhe e sheh veten politikisht më afër Ankarasë, sesa Teheranit. Mbështetja e Iranit do të kufizohet në mbështetje retorike dhe morale.

REL: Mbështetja e Turqisë dhe Katarit për Hamasin besohet se është kryesisht politike dhe financiare. Atëherë, prej ku i merr Hamasi armët?

Alavi: Mbështetja më e rëndësishme për Hamasin është ajo financiare. Mbështetja financiare mund të transferohet edhe në sektorë tjerë, përfshirë ushtrinë. Irani nuk ka as kapacitet, dhe as apetit, për të ofruar ndihmë të asaj shkalle.

REL: Ju i përmendet mospajtimet e Iranit me Hamasin, përfshirë refuzimin e grupit palestinez për ta mbështetur Assadin, aleatin kryesor të Teheranit, gjatë luftës civile siriane. A është zbehur ndihma e Iranit për Hamasin?

Alavi: Hamasi nuk është entitet homogjen. Ekzistojnë dallime brenda Hamasit. Nuk ka konfirmime se çfarë ndihme e ka pranuar Hamasi nga Irani në dekadat e fundit. Derisa Katari dhe Turqia kanë qasje në tregjet financiare globale, e njëjta gjë nuk vlen për Iranin dhe mbështetja e tij financiare duket se është shumë më e kufizuar. Retorika e zëshme iraniane në mbështetje të kauzës palestineze dhe armiqësia e [kryeministrit izraelit Benjamin] Netanyahu [kundrejt Teheranit] hedh dritë mbi Iranin, më shumë sesa mbi shtetet tjera në rajon.

REL: A i kanë përmirësuar marrëdhëniet Hamasi dhe Irani?

Alavi: Hamasi e ka politikën e jashtme autonome, që është e bazuar në ideologjinë e vet dhe interesin kombëtar. Politikisht, Hamasi është përleshur me Iranin për Sirinë dhe publikisht ka dalë afër Turqisë, kundër Assadit dhe kundër Iranit. Duke e pasur parasysh këtë, Hamasi ka nevojë për mbështetje politike në skenën globale. Megjithatë, udhëheqja e tij ka tentuar t’i përmirësojë marrëdhëniet me Iranin. Pra, kjo është pyetje e hapur se deri në çfarë mase mund të përmirësohen lidhjet e Hamasit me Iranin.

REL: A mendoni se ekziston rrezik që konflikti Izrael-Hamas të zgjerohet në Lindje të Mesme, dhe që aty të përfshihet Irani?

Alavi: Në fjalimin e tij të fundit, lideri suprem i Iranit e ka mohuar se Irani është i përfshirë në luftë. Ayatollah Khamenei as nuk e ka përmendur emrin e Hamasit. Mirëpo e ka përsëritur mbështetjen morale të Iranit për palestinezët. Irani nuk ka gatishmëri për t’u përfshirë drejtpërdrejt në konflikte rajonale përtej kufijve të tij. Teherani e ka pasur këtë politikë kur talibanët afganë e kanë marrë kontrollin e Kabulit më 2021, kur Azerbajxhani dhe Armenia kanë luftuar, më 2020, dhe 2023. Është shumë e rëndësishme që të analizohet historia e konfliktit palestinez dhe të mos fajësohen lojtarët rajonalë apo ndërkombëtarë për tragjedinë e fundit.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superliga A, femrat: Këto janë tri ndeshjet interesante të xhiros së tretë

Kosova Times Kosova Times October 14, 2022
Nadal tërhiqet nga turneu “Indian Wells”: S’mund të gënjej veten
Dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve!
Reali mposht Atalantën, Leverkuseni i Xhakës mund Interin
Të respektohet vullneti i elektoratit!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?