Deputetja nga LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka gozhduar deputeten e VV Fitore Pacolli, motra e së cilës gjyqtarja Vlora Pacolli ka vendosur masë të përkohshme për t’i ndalur punimet e “rrugës A” në Prishtinë. A është kjo drejtësia që ju doni?, ka pyetur nga distanca Xhelili gjyqtaren Pacolli.
“Që fatin e rrugës përfundimi i së cilës është VITAL për qytetarët e Prishtinës ta vendos MOTRA e deputetes së pushtetit që ka humbur Prishtinën? Kur nga Kryeministri Kurti e te të gjithë vartësit e tij literal, nuk ka pasur RAST të vetëm kur nuk i janë vërsulur sistemit të drejtësisë, SOT fshihen paturpësisht në heshtje pas njërit prej skandaleve më flagrante të gjyqësorit:
E kam thënë dhe e them prap, KURRË nuk lëshohem në diskutime të rasteve aktive në gjykata, por KJO ka tjetër dimension.
KJO është e frikshme. E tmerrshme! E pafalshme të kalohet pa dënim nga çdo qytetar i Kosovës e veçanërisht ÇDO qytetar i Prishtinës.
Vendimet e mëvonshme pak kanë rëndësi. Ky rast tanimë është KONTAMINUAR!”, ka shkruar në profilin e saj në facebook znj. Xhelili. /Kosovatimes/