Sipas policisë, i dyshuari ka grumbulluar produktet të mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar në suxhuk.

Tutje në raportin 24-orësh thuhet se gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.