(E përditësuar 13:45) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në takim me pesë emisarët e dialogut, se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit. Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).Kryeministri Kurti theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re.
Të pesë emisarët, sipas njoftimit të qeverisë, ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri ka shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. “Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në përgjigjen e Kryeministrisë.
Përfundon takimi, Lajçak kërkon pa vonesa formimin e Asociacionit
Ka përfunduar takimi i pesë emisarëve amerikanë e evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kuri, ndërsa i vetmi që u deklarua ishte emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili kërkoi nga Kosova themelimin pa vonesa të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se pa pasur progres në këtë çështje, Kosova nuk do të ketë progres në rrugën evropiane.
“Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë nuk të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të vazhduar diskutimet. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiq”, ka thënë ai.
Lajçak pas takimit ka theksuar se kanë ardhur me një plan, të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Kurti, por do ta diskutojnë edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiqin. Nuk do të japë detaje”, ka thënë Lajçak.
Duke u ndërlidhur me sulmi e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra një polici dhe u plagosën dy të tjerë, Lajçakut, tha se kjo dëshmon se normalizimi dhe shtensionimi janë më se urgjente.
“E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit dhe e bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut”, ka shtuar Lajçak.
Lajçak tha se sulmi në Banjskë është duke u hetuar nga BE dhe NATO.
“Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti”, tha Lajçak.
——-
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takimet speciale të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendës-ndihmës Sekretari i Shqipërisë, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve të shtetit të Gjermanisë, Francës së Italisë.
Sipas agjendës së Kryeministrisë, takimi është vetëm të mbahet në orën 10:00 ku mediet mund të duket nga takimi.
Siç po quhet në media, “Pesëshja e madhe”, të dielën që ndodh në Beograd për takuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ndërsa përpjekja e tire është, që të rinisin dialogun e “fjetur” për disa javë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Diplomatët ndërkombëtarë po ashtu pritet të shtyjnë përpara veprimet e Marrëveshjes për normalizim, por edhe analizat e të gjitha njohurive që kanë arritur Kosova e Serbisë gjatë viteve.
Kujtojmë, se kryeministri Kurti një ditë më parë, i pyetur se çfarë pret nga pesëshja e raportuar që vjen të shtunën, ai se kjo merr vesh gjatë takimit, por ritheksoi se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë. .
“Çka do të bëjë dhe çfarë do të bëjë që të marrim vesh (). Unë mund të them, se nuk mund të kemi normalizim për sigurinë dhe sigurinë e Kosovës duhet të jetë prioritet, edhe për çështjet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti.
Në BE kanë thënë se qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë dhe serb është ringjallja e dialogut, me synim që palët të zbatojnë obligimet që dalin nga ajo që është arritur.
Së bashku me emisarin Lajçak e Escobar, në vizitë do të jetë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për sigurinë dhe politikën e jashtme të presidentit Francës, ai i kancelari gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministrave të Italisë, Francesco Talo.
Ndryshe vizita e pesë emisarëve, është para në Kosovë që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një politikë dhe dy të tjerë u plagosën. Përgjegjësia për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe Rrëfimet e Presidentit serb, Vuçiq.