By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kazakistani ruan traditën me gjuetinë garuese të shqiponjave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kazakistani ruan traditën me gjuetinë garuese të shqiponjave
Ballina 2Rajon / Botë

Kazakistani ruan traditën me gjuetinë garuese të shqiponjave

Kosova Times
Last updated: 2023/10/22 at 2:10 PM
Kosova Times Published October 22, 2023
Share
SHARE

Përdorimi i shpendëve grabitçarë për të gjuajtur dhelprat, ujqërit dhe gjitarët e tjerë të vegjël, ka qenë prej kohësh një formë tradicionale e gjuetisë në mesin e kazakëve dhe praktikohet ende sot, pasi gjuetarët e shqiponjave, të njohur si “Berkutchi”, prezantojnë zogjtë e tyre grabitqarë në një konkurs të mbajtur në rajonin Almaty.

Konkurrentë nga Kina dhe Mongolia, gjithashtu, iu bashkuan konkursit në fshatin Aqai Nusipbekov, ku fluturuan 70 shqiponja, duke mahnitur turmën e vëzhguesve të shpendëve pranë stepave të mbuluara me borë.

Gjuetarët duke pushuar me shpendët e tyre gjatë garës, më 13 tetor.
Gjuetarët duke pushuar me shpendët e tyre gjatë garës, më 13 tetor.

Turneu, Salburyn 2023, iu kushtua Sarsenbek Dauletbakovit, një vëzhgues zogjsh i cili u lind dhe u rrit në fshatin ku u zhvillua gara e gjuetisë këtë vit. Dauletbakovi luajti rol me rëndësi në ruajtjen e traditës së gjuetisë së shqiponjave.

Një shqiponjë lëshohet gjatë konkursit. Ajo duhet të tregojë aftësinë e saj për t'iu bindur urdhrave.
Një shqiponjë lëshohet gjatë konkursit. Ajo duhet të tregojë aftësinë e saj për t’iu bindur urdhrave.

Dita e hapjes së garës treditore të këtij viti, ishte e mbuluar me mjegull. Megjithatë, në ditën e dytë, reshjet e borës i mbuluan stepat me një shtresë të bardhë.

Снегопад в Алматинской области. 14 октября 2023 года.
Një kalë qëndron nën një pemë gjatë ditës së parë të borës në rajonin Almaty.

Për gjuetarët dhe shpendët e tyre, që udhëtonin nga larg, ishte e rëndësishme t’i lejonin zogjtë grabitçarë të shikonin terrenin e ri në të cilin do të konkurronin.

Një pjesëmarrës shihet duke e stërvitur shpendin e tij, i cili po e shijonte aq mirë mjedisin e ri, saqë u ngrit lart deri sa u lodh, dhe vetëm atëherë u kthye te pronari i tij që priste.

Një shpend duke fluturuar të cilin e thërret të kthehet gjahtari/pronari i tij, që po pret në një rreth me gurë.
Një shpend duke fluturuar të cilin e thërret të kthehet gjahtari/pronari i tij, që po pret në një rreth me gurë.

Shpendët grabitqarë

Shqiponja e rritur është një shpend i frikshëm dhe i madh me krahë të gjatë deri në dy metra. Gjatësia e kthetrave të saj mund të shtrihet në rreth 7 centimetra. Shqiponjat njihen për aftësitë e tyre mbresëlënëse fluturuese, të afta për të arritur shpejtësi mbi 300 kilometra në orë.

Para fillimit të garës, njerëzit paralajmërohen se është e rrezikshme t’u afrohen këtyre shpendëve grabitqarë dhe se fotot duhet të bëhen gjithmonë nga larg. Një shqiponjë mund të hidhet mbi një kalimtar rasti kur ai është në kërkim të ushqimit ose kur emocionohet.

Trajnimi

Hapi i parë në procesin e stërvitjes është kapja e një shqiponje të re, zakonisht një shqiponjë e artë, në natyrë. Këto shqiponja do të zhvillojnë një lidhje të fortë me trajnuesit e tyre njerëz ndërsa rriten dhe mësohen. Qëllimi i trajnimit është t’i kushtëzojë shqiponjat që të fluturojnë drejt dorezës së trajnerit, të gjuajnë dhe t’u binden udhëzimeve.

Një konkurrent dhe shqiponja e tij.
Një konkurrent dhe shqiponja e tij.

Gara

Faza e parë e konkursit vlerëson reagimin e zogjve ndaj urdhrave të gjuetarëve të tyre. I pozicionuar në majë të një kodre aty pranë, një asistent e lëshon zogun. Sfida e zogut është të identifikojë thirrjen e mjeshtrit të tij nga larg dhe të kthehet menjëherë te gjahtari, i cili qëndron në qendër të një rrethi me gurë. Përfundimi me sukses i kësaj detyre i lejon shqiponjës të përparojë në fazën tjetër të garës.

Një shqiponjë kap një zog.
Një shqiponjë kap një zog.

Një pjesë tjetër e konkursit vlerëson aftësitë e gjuetisë së shqiponjës, veçanërisht aftësinë e saj për të kapur prenë. Një copë leshi ose lëkure është ngjitur në një fije dhe rrotullohet për të imituar prenë. Shqiponja stërvitet të zhytet, të kapë prenë dhe të kthehet te gjahtari me urdhër. Nëse e kryen me sukses këtë detyrë, ajo kalon në finalen e turneut.

Një shpend përpiqet të kapë prenë e tij.
Një shpend përpiqet të kapë prenë e tij.

Gjuetia me shqiponjat e arta është një ndjekje e shtrenjtë. Një shqiponjë mund të kushtojë disa mijëra dollarë, varësisht nga mosha, madhësia dhe gjinia e saj. Shqiponjat femra kushtojnë më shumë, pasi janë më të mëdha dhe konsiderohen gjuetare më të mira.

Një bari delesh i hipur mbi një kalë, po shikon teksa një shqiponjë fluturon në ajër gjatë garës.
Një bari delesh i hipur mbi një kalë, po shikon teksa një shqiponjë fluturon në ajër gjatë garës.

“Gjuetarët tanë jo vetëm që ua mësojnë këto aftësi, por veprojnë si trajnerë”, tha Didar Bodes, një nga organizatorët e turneut. “Sigurisht, ka nga ata që kapin zogj, shkojnë në festa dhe konkurrojnë”, shtoi ai.

“Në të ardhmen, ne do të donim që gjuetarët të punonin në aeroport, ku do t’i stërvitnin shqiponjat për t’i larguar zogjtë nga fusha ajrore. Kjo praktikë është e përhapur në Evropë. Pse nuk e prezantojmë atë?”, tha Bodes.

“Ne kemi biseduar me ornitologë të huaj (studiues të shpendëve) dhe tani po krijojmë një program për ta prezantuar këtë aftësi në Kazakistan”.

Një gjahtar dhe shqiponja e tij.
Një gjahtar dhe shqiponja e tij.

Finalet

Faza e fundit e turneut është të vlerësohet se si gjuetarët i stërvitin shqiponjat e tyre për të kapur prenë të gjallë. Sipas Didar Bodes, fituesi duhet të plotësojë disa kushte. Para së gjithash, ai shikon shpejtësinë, bukurinë dhe sjelljen e veçantë të shqiponjës gjatë gjuetisë. Gjithashtu, gjahtari kërkohet që të jetë i veshur me veshje tradicionale.

Një skifter përpiqet të kapë një lepur gjatë garës.
Një skifter përpiqet të kapë një lepur gjatë garës.

Megjithëse stërvitësit përpiqen t’i shpëtojnë lepujt nga vrasja, normalisht është tepër vonë.

Një skifter gjuetie fluturon i ndjekur nga syri vigjilent i pronarit të tij.
Një skifter gjuetie fluturon i ndjekur nga syri vigjilent i pronarit të tij.

Gjatë konkursit, u ndërtuan disa yurtë (tenda të lëvizshme në formë rrethore) për vëzhguesit e shpendëve dhe spektatorët që të ngroheshin, të pinin çaj të nxehtë dhe të shijonin një drekë me ushqim tradicional kazak.

“Ne therëm tetë dele dhe tre kuaj për këtë garë”, tha Tursyn, një banor i Akai Nusipbekovit. Ai, gjithashtu, organizoi ngritjen e tendave dhe ushqimin për turneun.

Stërvitësit e shpendëve marrin pjesë tryezën me ushqime tradicionale kazake gjatë një pushimi midis garave.
Stërvitësit e shpendëve marrin pjesë tryezën me ushqime tradicionale kazake gjatë një pushimi midis garave.

Tre fitues u shpallën gjatë konkursit të këtij viti, të gjithë me origjinë nga Kazakistani.

Vendasit shpresojnë që turneu të rikthehet vitin e ardhshëm, duke sjellë më shumë turistë dhe para shumë të nevojshme, duke nderuar gjithashtu një traditë të gjatë të popullit nomad që ka jetuar në këto stepa për mijëra vjet.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times October 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit maqedonas

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë
OEK kërkon pezullim të vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë
O’brien para para Kongresit: “Nuk kanë mbështetje planet e Dodikut”
Pika më e nxehtë e luftës në fund të marsit 2023 është Avdiivka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?