By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë
September 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “M’u duk sikur më ra tavani”: Rrëfimi i Arbelës për kancerin në gji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “M’u duk sikur më ra tavani”: Rrëfimi i Arbelës për kancerin në gji
Ballina 1Lajme

“M’u duk sikur më ra tavani”: Rrëfimi i Arbelës për kancerin në gji

Kosova Times
Last updated: 2023/10/22 at 9:21 AM
Kosova Times Published October 22, 2023
Share
SHARE

Ishte 33 vjeçe kur u diagnostikua me kancer në gji dhe iu duk sikur iu shemb bota.

Ishte gushti i vitit 2021, kur Arbela Statovci e mori lajmin në një spital në Bern të Zvicrës.

“M’u duk sikur më ra tavani kur e kuptova”, thotë sot mbijetuesja e sëmundjes.

E lindur në Kosovë, ajo dhe familja e saj emigruan në Zvicër në vitin 1992.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të në Prishtinë, ku ishte për vizitë gjatë muajit rozë.

Kështu quhet tetori në të gjithë botën dhe është muaji kur veçanërisht bëhen përpjekje dhe aktivitete për të rritur vetëdijesmin për kancerin në gji.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 2 milionë gra në të gjithë botën diagnostikohen çdo vit me kancer në gji.

“Nuk e dija se çfarë ishte”

Para diagnostikimit, Arbela tregon se ishte për vizitë në Prishtinë, por se u kthye në Bern pa i përfunduar pushimet, pasi po e prisnin disa projekte.

Ajo studioi për komunikim masiv, ndërsa studimet në master i përfundoi në fushën e ekonomisë.

“Në dhomën e fjetjes nuk e marr kurrë kompjuterin me vete. Por, kisha shumë punë në një projekt. Punova, punova… dhe pasi e përfundova, isha e lodhur… dhe ashtu si isha, doja të flija. Duke i hequr sutienat, me dorë të majtë, rastësisht preka gjirin e majtë dhe preka diçka të fortë. Nuk e dija se çfarë ishte”.

“Thashë me vete: unë jam vetëm 33 vjeçe dhe nuk mund të kem kancer. Në mendje e kisha se vetëm pas moshës 50 vjeçe mund të dyshosh për një sëmundje të tillë”, thotë Arbela.

Teksa vazhdon rrëfimin, kujton se atë natë ishte fundjavë dhe të vetmen gjë që mund ta bënte, është të futej në internet dhe të lexonte.

“Kujt t’i shkruaj, kë ta pyes… flisja me vete. E thirra mjekun e shtëpisë dhe më tha se janë shpeshtuar shumë rastet me kancer, por nuk janë të rrezikshme”, tregon Arbela, duke shtuar se kjo i dha një fije shprese.

Por, me të përfunduar fundjava e atij gushti, ajo nisi kontrollet te mjekët e specializuar për kancer në gji. Dhe përgjigjen e mori brenda katër ditësh.

“Kur ma tregoi mjeku rezultatin e biopsisë, sikur më ra tavani. Kisha pritur gjithçka, por kurrë të më binte kanceri”.’

Makthi i Arbelës nuk përfundoi me kaq. Si t’i tregonte tani familjes?

“Ishte shumë e rëndë për ta, por…”, shpërthen në vaj dhe nuk arrin ta përfundojë fjalinë.

“Do të luftoj për të jetuar”

Teksa e merr veten, tregon se nuk kishte humbur asnjë ditë kohë dhe kishte nisur trajtimin.

Por, rrugëtimi që nisi, “ishte i vështirë dhe i tmerrshëm”.

“Kimioterapia ma ka çuar trupin në zero. Koka më thoshte ngrihu, ngrihu, por unë nuk arrija as gishtat t’i lëvizja”.

“Aty jam trishtuar”, thotë Arbela.

Dhjetë ditë nuk ia doli të ngrihej nga shtrati pas kimioterapisë së parë. Pastaj, erdhi kimioterapia e dytë, e tretë…

Me ndryshime fizike dhe dhimbje herë-herë mezi të përballueshme, Arbela thotë se i foli vetes:

“Të premten merr kimioterapinë, të martën nis punon. Dhe ashtu ndodhi”.

“I thashë vetes se do të luftoj dhe se nuk do të mbes kështu. Do të luftoj për të jetuar”.

Iu deshën nëntë muaj trajtim, terapi, injeksione, ditë të lodhura e net pa gjumë për të marrë lajmin që sërish ia ndryshoi botën – por kësaj radhe ndryshe.

“Tani ndihem shumë mirë”, thotë 35-vjeçarja.

“Shërimin e ke nga mjekët, por pjesën e madhe e bën edhe vetë. Trupi është i programuar për t’i mbijetuar edhe këto faza. Vetëm duhet të zbulosh se çfarë është ajo që të motivon. Për mua, aktivizim i qelizave të shërimit ka qenë puna”, thotë Arbela, tani e buzëqeshur.

Veten e përshkruan si të pandalshme dhe tregon se, aktualisht, është duke ndjekur edhe një specializim në fushën e financave.

Përveç studimeve dhe punës, angazhohet edhe në fushata për ndërgjegjësimin e grave për kancerin në gji. Ky ishte edhe qëllimi i qëndrimit të saj disaditësh në Prishtinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i gjirit është tani forma më e zakonshme e kancerit.

Sëmundja godet kryesisht gratë, por nuk përjashtohen as burrat.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi, në Kosovë janë regjistruar 332 raste të reja me kancer në gji nga fillimi i këtij viti deri në fund të shtatorit.

Ai thotë se, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 10 për qind të rasteve.

Diagnostikimi i hershëm konsiderohet thelbësor për parandalimin e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Edhe pse e ka mundur sëmundjen, Arbela thotë se nuk i lë pas dore kontrollet e vazhdueshme mjekësore.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Kosova Times October 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Inzaghi: Milani është ekip i shkëlqyer, luajtën më mirë së ne

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale
MINT: Në vitin 2022 janë regjistruar gjithsejtë 11 mijë e 51 biznese
Dy persona u plagosën nga të shtënat në afërsi të gjykatës në Bielefeld
Lajçak jep detaje për takimin e 2 Majit: Do të prezantohet draft statuti i parë i Asociacionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?