By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mirëpritni Vitin e Ri në hotelin më luksoz mbi shina në Itali
December 18, 2025
Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel
December 18, 2025
Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës
December 18, 2025
Futbollisti Mario Pineida (33), lojtar i herëpashershëm i ekipit kombëtar të Ekuadorit, u vra në mes të rrugës
December 18, 2025
Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jemi shqiptar, jo romak dhe as turq e ortodoks!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Jemi shqiptar, jo romak dhe as turq e ortodoks!
Opinion

Jemi shqiptar, jo romak dhe as turq e ortodoks!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/23 at 8:50 AM
Kosova Times Published October 23, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Njëri ndër shqiptarët më të mëdhenj që kam takuar në jetën time është edhe Akademik Mark Krasniqi, i cili kishte studiuar Letërsinë në Universitetin e Padova-Itali (1941-1943) dhe e fliste gjuhën italiane më mirë sesa unë, disa vite para vdekjes ua kishte lënë amanet familjarëve, që ceremonia e varrimit t’i bëhet pa rituale fetare dhe pa referate të politikanëve dhe oligarkëve të korruptuar të kohës.

Ndarjet fetare, fatkeqësi kombëtare

Jemi ndër popujt e vetëm në Ballkan, e ndoshta në botë ku gjithmonë ka dominuar bashkëjetesa dhe toleranca ndërfetare. Kemi përjetuar pushtime të gjata dhe luftëra të shumta gjatë historisë, por asnjëherë nuk kemi pasur konflikte ndërfetare, ani pse armiqtë shekullor janë munduar t’na shkaktojnë armiqësi dhe konflikte ndërfetare brenda trungut tonë kombëtar.

Historia e besimeve fetare është e gjatë sa vet historia e jonë kombëtare!

Ne shqiptarët ishim pagan, perandoria romake na solli besimin krishter, kurse perandoria otomane na e solli besimin islam, ndërsa pushtimi shekullor serbosllav nuk ia arriti qëllimit t’na kthejë në ortodoks ashtu siq e kishte menduar. Pra, religjionet nuk i kemi dhuratë nga Zoti, por i kemi imponim të pushtimeve të gjata shekullore.

Neve shqiptarëve, asnjëri nga religjionet nuk na erdhën me lule dhe as si torta në pjatë, por përmes pushtimeve të gjata, përmes dhunës dhe trysnisë shekullore të pushtuesve të ndryshëm grabitqar të trojeve tona etnike.

Jam me fat që dy prindërit i kam pasur mësues të shkollës shqipe në kohën e tyre, nga të cilët jam edukuar vetëm në frymën e pastër kombëtare, larg dogmave fetare. Kjo ka bërë që unë të rritem dhe kalitem vetëm në frymën e pastër kombëtare. Andaj, kam arsye të ndjehem keq sa herë që dëgjojë për konfrontime dhe urrejtje ndërfetare tek shqiptarët.

Bajram e Pashkë i kemi bashkë

Në shtetin ku jetojë, jo një herë, por disa herë kam pësuar për shkak të përkatësisë fetare edhe pse nuk jam prejudikues i fesë, por asnjëherë nuk jam penduar, për arsye se nuk mund të deklarohesha ndryshe nga prejardhja ime familjare e besimit islam.

Janë me dhjetëra e qindra raste ndër familjet shqiptare, ku vëllaznia e të njëjtëve prind biologjik u përkasin dy religjioneve të kundërta; njëri mysliman e tjetri katolik, mirëpo, kjo asnjëherë nuk është bërë pengesë për zhvillim të jetës normale dhe lidhjeve martesore mes të rinjve e të rejave shqiptare.

Në të gjitha luftërat gjatë historisë, e deri në luftën e fundit njerëzit janë vra dhe kanë rënë dëshmorë si shqiptar e jo si katolik apo mysliman, e aq më pak si anëtarë të partive politike! Prandaj, çdo tendencë për ndarje të atdhetarizmit në baza fetare do të jetë e dështuar.

Besimet tradicionale asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme mes shqiptarëve, përkundrazi i kemi shfrytëzuar si pika reference të bashkimit mes shqiptarëve në kohët më të vështira dhe ditët më të zeza gjatë historisë. Të gjitha festat fetare i kemi mbajtur bashkë, pra Bajram e Pashkë i kemi mbajtur bashkë me dashuri dhe respekt të ndërsjellë ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, pas lufte, si pasojë e rënies së nivelit arsimor dhe keq-qeverisjeve të njëpasnjëshme, morën hov ekstremizmat e ndryshëm fetar dhe partiak, duke e instaluar gjuhën e urrejtjes ndërvëllazërore mes shqiptarëve.

Dy herë në jetën time kam hyrë në objektet fetare; një herë në Xhaminë e Jashanicës (Klinë) në fillim të vitit 1991, në një mbledhje të Forumit Rinor të LDK-së dhe herën tjetër në Kishën e Gllogjanit (Pejë) në muajin Gusht të vitit 2017, në një promovim librash. Në të dyja rastet nuk e kam përjetuar as ndjenjën më të vogël fetare!

Kemi arsye të ndjehemi krenarë që jemi shqiptar, jo romak e as turq e ortodoks, por kemi të drejt t’i përkasim cilit do besim fetar që na thotë mendja e zemra apo të jemi edhe ateist, por gjithnjë duke i respektuar besimet e të tjerëve.

Ne shqiptarët jemi një komb i shprishur dhe i shpërndarë gjithandej globit, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë origjinën dhe rrënjët tona dhe të jemi krenarë që jemi shqiptar!

Religjionet dhe partitë politike kanë ngjashmëri të mëdha me njëra-tjetrën, të cilat për qëllim kanë dominimin në të njëjtën fushë-të njerëzimit.

Përderisa partitë politike sferën e dominimit e realizojnë nëpërmjet fushatave zgjedhore në objekte shtetërore e private, rrugë e sheshe…, religjionet atë e bëjnë brenda objekteve fetare dhe nëpërmjet mediumeve të caktuara.

Kombi është një dhe i pazëvendësueshëm, është mbi të gjitha partitë politike dhe religjionet, kurse besimet fetare janë zgjedhje individuale dhe përcaktime personale, të lira dhe të respektuara në botën e civilizuar dhe demokratike.

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

Kosova Times October 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Izraeli dhe palestinezët: A e mbështeti Irani planin e Hamasit për të sulmuar Izraelin?
Kongo, 50 persona të vdekur nga një sëmundje e panjohur
Ankesa e Kosovës në FIFA, ministri Çeku thotë se serbët ia kanë kërcënuar me vrasje familjen
Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?