By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Kosova më 24 shtator ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Kosova më 24 shtator ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia
Lajme

Osmani: Kosova më 24 shtator ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2023/10/23 at 10:43 PM
Kosova Times Published October 23, 2023
Share
SHARE

Nisi takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqëson Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

 

Fjalimin në KS të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e filloi me të mbijetuarit e luftës në Kosovë, sidomos për viktimat e mijërave të dhunuarve  gjatë luftës.

Viktimat e dhunës seksuale, sipas saj, zgjodhën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të përpiqen të jetojnë. Kjo është historia e Kosovës.

Ajo ju drejtuar KS të OKB-së si një presidente e një vendi që ka humbur 13000 njerëz gjatë luftës në Kosovë, shumë të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që, në kokë banori, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.

“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim.

Presidentja më tej shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja Osmani më tutje foli për sulmin e grupit terrorist e paramilitar serbë të mbështetur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Atë ditë Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia i grupeve terroriste e paramilitare”, deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja më tej shtoi se pas ngjarjes së 24 shtatorit çdo gjë ka ndryshuar, duke shtuar se zotimi i Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe sundimin e ligjit është i palëkundshëm.

Osmani mes tjerash tha se ajo që Serbia priste më 24 shtatori ishte që Kosova të bëhej si Krime, por u zunë në befasi, nga përgjigja e Policisë së Kosovës.

Presidentja Osmani, ndër të tjera tha se Kosova dallohet për luftën ndaj korrupsionit, për lirinë e medieve, liritë politike dhe të të drejtave civile, por edhe për zgjedhjet demokratike.

“Është e qartë organizatat ndërkombëtare e paraqesin të vërtetën e jo propagandën që sapo dëgjuat nga Serbia sot”, tha presidentja Osmani.

Ziadeh: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa paqe e as paqe pa zhvillim të qëndrueshëm

Fjalën e para e mori Shefja e misionit të tejkaluar të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, e cila tha se situata n veri të Kosovës është serioze, sidomos pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit, më 24 shtator.

Ajo mes tjerash tha se pati shkëmbime zjarri mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur, ku për pasojë u vranë katër veta, një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre të tjerë.

Sipas saj gjendja e sigurisë në veri të Kosovës që nga 24 shtatori është ngritur në mënyrë të qëndrueshme.

Masat de-eskaluese, sipas saj, janë kritike për të ulur tensionet dhe në këtë drejtim, derisa shfaqi shpresën se me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë dialogu do të marrë rrugëtimin të drejt.

“Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa paqe dhe nuk ka paqe pa zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi ajo, derisa shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe iniciativa të integrimit në të gjitha reformat duhet të jenë të mirëpritura.

Bërnabiq kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në katër komuna, në veri të Kosovës

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në KS të OKB-së tha se situata në Kosovë është mjaftë e rëndë, sidomos në dy vjetët e fundit.

Ajo vuri theksin në vitin e fundit ku, sikundër u shpreh ajo, “situata është bërë aq e rëndë sa duhet bërë përpjekje për ta kuptuar jo vetëm si politikanë, por si qenie njerëzore”.

“Ku të shkojmë nga këtu, së paku për të siguruar një grimë shprese për ata që jetojnë në Kosovë, së paku një grimë shprese që stabiliteti e paqja afatgjate janë në fakt të mundshme”, deklaroi Bërnabiq.

Ajo më tutje foli për kthimin e serbëve në Kosovë, që, sipas saj, janë kthyer më pak se 2 për qind  të serbëve.

Bërnabiq kërkoi që të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, deri sa mohoi për ndërlidhjen e ngjarjes së Banjskës me qeverinë serbe.

Ajo, kërkoi të mbahen zgjedhjen ne katër komunat në veri të Kosovës, sa më parë që është e mundur.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times October 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NYT: Trump mban anën e Rubios gjatë përplasjes së tij në Shtëpinë e Bardhë me Musk

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
Horoskopi
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta
Huthët shënjestruan pjesën qendrore të Izraelit me dronë dhe dërguan një mesazh: “Ne goditëm një objektiv të rëndësishëm në Tel Aviv”
Zemaj e quan për keqardhje mungesën e pushtetit në seancë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?