Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se ka kaluar një muaj nga përpjekja e paprecedentë e ‘milicisë’ nacionaliste serbe të Beogradit për të destabilizuar veriun e Kosovës,raporton RTKlive.

“Perëndimi jo vetëm që dështoi të sanksionojë Aleksandër Vuçiqin e regjimin e tij, por edhe presioni i shtuar për të institucionalizuar strukturat kriminale serbe të Kosovës”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ndryshe sulmi i 24 shtatorit u vlerësuar nga institucionet e Kosovës, si një akt agresioni, i dizajnuar, mbështetur e orkestruar nga Serbia. Këtë e dëshmojnë tashmë qartazi dhe faktet e shumta, nga prezenca e organizimi i agresionit nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre.

Grupi i armatosur serb, kishte objektivi të qartë, shkeljen e integritetit territorial, sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe tentativë për destabilizim të vendit tonë e të rajonit.

Gjatë sulmi terrorist më 24 shtator, në kryerje të detyrë ra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.