By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet
September 18, 2025
OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale
September 18, 2025
LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë
September 18, 2025
Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë
September 18, 2025
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendimi i komunës së Prishtinës për zhbllokimin e trafikut nuk i pëlqen Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Vendimi i komunës së Prishtinës për zhbllokimin e trafikut nuk i pëlqen Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
Financa

Vendimi i komunës së Prishtinës për zhbllokimin e trafikut nuk i pëlqen Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 12:15 PM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE
Kuvendi komunal i Prishtinës ka marrë një vendim sipas së cilës ndalohet qarkullimi i mjeteve transportuese të mallrave gjatë ditës me qëllim të zhbllokimit të trafikut që mbetet një nga sfidat kryesore të kryeqendrës. Por me këtë vendim janë shprehur të pakënaqur dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e cila mendon se po i bënë dëm bizneseve sidomos industrisë së ndërtimit. Në shumicën e vendeve perëndimore furnizimi i tregjeve dhe hipermarketeve bëhet në orët e mbrëmjes. Por tek ne ndodhë e kundërta.Por ndryshe mendon Dhoma e Industrie e cila ka reaguar duke shfaqur shqetësimin e saj të thellë lidhur me Vendimin e Komunës së Prishtinës sipas të cilit qarkullimi i mjeteve transportuese të mallrave – furnitorëve në kryeqytet lejohet më së gjati në orarin nga ora 19:00 deri të nesërmen në orën 07:00 (varësisht nga zonat).Lidhur me mosrespektimin e këtij Vendimi, sipas njoftimit të Komunës inspektorati komunal ka dal në teren dhe ka ndaluar qarkullimin e makinerisë si dhe ka shqiptuar gjoba në vlera jashtëzakonisht të larta për vozitësit e automjeteve transportuese të mallrave shih Njoftimin nëfaqen zyrtare të komunës në Facebook..“Siç është e ditur, në zonat e përmendura në Vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, me leje të kësaj të fundit janë duke u ndërtuar shumë objekte afariste-banesore që aktualisht gjenden në faza të ndryshme të ndërtimit dhe për realizimin e të cilave është i domosdoshëm mbarëvajtja e furnizimit me materiale nga ana e furnitorëve të ndryshëm”, thuhet në reagim. Sipas tyre furnizimi me mallra sipas orarit të përcaktuar me Vendimin e tanishëm është bllokim i punës për të gjithë sektorët e biznesit dhe mbi të gjitha është shumë vështirë i zbatueshëm për vendin tonë.“Andaj, kufizimi i qarkullimit në orarin e përcaktuar pothuajse e pamundëson tërësisht procesin e furnizimit me mallra veçanërisht duke patur parasysh që ky Vendim nuk është bazuar në nevojat e zonës në fjalë, nuk janë mbajtur mjaftueshëm takime për të marrë qëndrimet e palëve të interesit në mënyrë që të ofrohet ndonjë alternative më e përshtatshme pa cunguar veprimtarinë e bizneseve”.Zbatueshmëria e një Vendimi të tillë për bizneset të cilat pikë kryesore kanë kryeqytetin për ushtrimin e veprimtarisë së tyre afariste është fatal, andaj si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkojmë nga Kryetari dhe Komuna e Prishtinës pezullimin e menjëhershëm të këtij Vendimi. Njëkohësisht, kemi përcjellë kërkesë për takim urgjent me Kryetarin e Komunës z. Përparim Rama me qëllim të arritjes së një marrëveshje të favorshme për të dyja palët. /Kosovatimes/ 

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ademi takon Çeferin dhe Infantino, flasin për zhvillimin e futbollit

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Ligue 1
Parashikimi i motit 1 Tetor 2024 Shqiperi
Abdixhiku premton dinjitet për pensionistët: ndryshimi po vjen!
Kremlini hodhi poshtë planin e paqes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?