By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “M’i kthe fëmijët e mi”: Lutja e nënës izraelite për Hamasin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “M’i kthe fëmijët e mi”: Lutja e nënës izraelite për Hamasin
Rajon / Botë

“M’i kthe fëmijët e mi”: Lutja e nënës izraelite për Hamasin

Kosova Times
Last updated: 2023/10/25 at 3:03 PM
Kosova Times Published October 25, 2023
Share
SHARE

“Mami, të dua, rri e heshtur, mos lëviz” ishte mesazhi i fundit që Hadas Kalderon mori nga djali i saj gati 12 vjeç, Erez.

Militantët e Hamasit sulmuan mëngjesin e 7 tetorit shtëpinë e babait të tij në jug të Izraelit.

Erez po flinte aty bashkë me motrën Sahar, 16 vjeçe.

“Ju dua shumë, ju përqafoj shumë. Nuk e di nëse do të mbijetoni, jini të fortë”, shkroi Hadas në grupin e familjes në Whatsapp.

Përgjigje tjetër nuk mori kurrë.

“Ata bërtisnin Allahu Akbar”

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, 56-vjeçarja përshkruan terrorin që përjetoi kur militantët e Hamasit u futën në vendbanimin e tyre, Nir Oz.

Shkuan nga shtëpia në shtëpi, duke masakruar fëmijë, gra e burra dhe duke marrë pengje.

Dy fëmijët e Hadasit bashkë me babanë e tyre u rrëmbyen, ashtu si edhe nëna e saj dhe një mbesë e saj.

Ditën e kërdisë, Hadas ishte vetëm në shtëpi.

U fut në dhomën e sigurt dhe, fillimisht, i dërgoi mesazh ish-bashkëshortit Ofir, duke i kërkuar që të ketë kujdes me fëmijët.

Pas pak minutash, militantët arritën edhe në shtëpinë e saj dhe u vunë zjarrin disa pjesëve.

“Unë nuk di arabisht, por ata bërtisnin Allahu Akbar”.

Derisa luftonte për jetën e saj, duke bllokuar derën e dhomës së sigurt, Hadas vazhdonte të shkëmbente mesazhe edhe në grupin e familjes.

Në një moment shkroi Erezi: “Po fshihemi në shkurre”.

Aty kuptoi se Ofir nuk do të mund t’i mbronte fëmijët nëse do të qëndronin në shtëpi, kështu që të gjithë ikën prej andej.

Hadas qëndroi tetë orë në dhomën e sigurt, derisa arriti ushtria izraelite.

“Pa rrymë, pa drita. Bateria e telefonit mbaroi. Pa ujë e pa ushqime”.

Me t’u shpëtuar nga ushtarët, kuptoi se dy fëmijët e mëdhenj të saj, vajza 21 vjeçe dhe djali 19 vjeç, që jetonin vetëm, ishin të sigurt.

Eriz, Sahar, Ofir mungonin, ashtu si edhe nëna e saj, 80 vjeçe, dhe mbesa me autizëm, 12 vjeçe.

Gjithçka u shndërrua në “ferr të gjallë”… “Si ta ruaj mendjen e shëndoshë”?

“Nuk kam pasur kohë ta vajtoj nënën”

Vajza e saj e madhe gjeti një video prej më pak se 20 sekondash në rrjetet sociale, në të cilën Erez, i kapur për krahësh nga militantët, dukej se po dërgohej në robëri në Gazë.

Hadas thotë se nuk ka mundur ta shikojë “beben e saj” në atë “situatë të pambrojtur”.

Oficerët ushtarakë, pas disa ditësh, e njoftuan se nëna dhe mbesa i ishin vrarë në Gazë.

“Nuk kam pasur kohë ta vajtoj nënën. Nuk kam pasur kohë ta vajtoj as mbesën time të dashur”.

E zhvendosur tani në Tel Aviv, Hadas dhe anëtarë të tjerë të familjes po përpiqen të mësojnë se ku gjenden të dashurit e tyre.

Ata kanë krijuar një rrjet komunikimi virtual, ku mbledhin çdo informacion dhe marrin vazhdimisht mesazhe mbështetjeje.

Sado të llahtarshme, videot e terrorit që kanë xhiruar militantët dhe i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, u kanë dhënë ekspertëve disa prova për t’i studiuar.

Hadas e di se mbi 80 të afërm ose fqinj në komunitetin e saj Nir Oz, janë të vrarë ose të zhdukur. Për fëmijët e saj beson se janë gjallë.

“…edhe babai i tyre po ashtu. Jam e sigurt që ai po bën çmos për t’u kujdesur për ta si gjithmonë. Shpresoj të jenë bashkë. Shpresoj që t’i japin fuqi njëri-tjetrit.

Shpresoj dhe e di se do të kthehen shpejt… Shumë shpejt”.

Për Erezin thotë se i pëlqen të grahë biçikletën, ndërsa Sahar është e dhënë pas vizatimit, rrobave dhe makeup-it.

“M’i kthe fëmijët e mi…”.

“Dua t’i përqafoj, t’i puth, t’u marr erë”, është lutja e saj për Hamasin.

Hadas, e cila punon në mjekësinë alternative, shprehet e tmerruar edhe me planet e Qeverisë izraelite për të nisur pushtimin tokësor të Gazës, sepse të afërmit e saj pengje mund ta pësojnë.

“Lirimi i tyre nuk është qëllimi kryesor – duhet të bëhet qëllimi kryesor”.

“Ne jemi familje normale, njerëz të thjeshtë, që duam natyrën dhe kafshët”.

Vendbanimi i saj, Nir Oz, ishte një nga më shumë se 20 qytetet dhe fshatrat në jug të Izraelit që u sulmuan nga militantët e Hamasit, më 7 tetor.

"Si rrjeta merimange": Izraelitja e liruar flet për tunelet ku e mbajti Hamasi

Luftëtarët e grupit të shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera, vranë më shumë se 1.400 njerëz atë ditë, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Sulmi u konsiderua si më vdekjeprurësi nga militantët në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin e Gazës – territorit që kontrollohet nga Hamasi – duke vrarë më shumë se 5.700 njerëz, përfshirë mbi 2.000 të mitur, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

Sulmet rrafshuan lagje të tëra dhe shkatërruan sistemin edhe ashtu të brishtë të kujdesit shëndetësor.

E kapluar nga dhimbja dhe pafuqia, Hadas do t’i festonte Erezit ditëlindjen e 12-të më 26 tetor.

Izraeli dhe Hamasi nuk duhet ta bëjnë luftën “në kurriz të fëmijëve”.
“Jam e sigurt se secila nënë në botë e ndien këtë”.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times October 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Çrregullim i rëndë: Një grua (34) për 23 vite ha çdo ditë 75 fletë tualeti!

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Zbulohet: Pse SHBA-të nuk iu bashkuan Izraelit në sulmin ndaj Iranit
S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në
Varhelji: Prishtina nuk duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues
Arben Kingji edhe një mandat shef i Shtabit ë Forcave të Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?