By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital
September 4, 2025
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
September 4, 2025
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani
September 4, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bisedimet në formatin ekzistues – “të papërdorshme më”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bisedimet në formatin ekzistues – “të papërdorshme më”
Lajme

Bisedimet në formatin ekzistues – “të papërdorshme më”

Kosova Times
Last updated: 2023/10/27 at 10:49 AM
Kosova Times Published October 27, 2023
Share
SHARE

Dështimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë një pajtim apo marrëveshje në bisedimet e së enjtes në Bruksel, duhet të jetë alarm për ndërmjetësuesit perëndimorë se qasja e deritashme në dialog, nuk funksionon, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd, Artan Muhaxhiri dhe Ognjen Gogiq.

Sipas tyre, deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimeve të së enjtes, janë të ngjashme me ato në mars, kur dy udhëheqësit janë pajuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve: akuza të ndërsjella, zotime të papërmbushura.

Kurti dhe Vuçiq janë pritur një ditë më parë në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas përfundimit të takimeve, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë se “parakushtet e njërës palë kanë qenë të papranueshme për tjetrën” dhe se kjo e ka pamundësuar marrëveshjen.

Në tryezë të diskutimeve ka qenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë, si dhe një propozim i ri për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është prezantuar në Prishtinë dhe në Beograd nga diplomacia perëndimore, më 21 tetor.

Në adresime të ndara, Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë edhe Marrëveshjen Bazë, edhe draftin e ofruar për Asociacionin, ndërsa Vuçiq ka këmbëngulur në zbatimin e “asaj që është nënshkruar”.

BE-ja pa instrumente që të ndikojë te palët

Njohësi i zhvillimeve politike në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, thotë se qasjet e ndërmjetësuesve të BE-së në dialog, por edhe të Kurtit dhe të Vuçiqit të enjten, kanë qenë të ngjashme me takimet e mëhershme dhe “shterpë”.

“Dështimi i këtij takimi duhet të jetë leksion për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të punojnë në riformatizimin e dialogut, në mënyrë që ai të jetë maksimalisht i efektshëm. Dialogu është bërë qëllim në vete dhe duket se nuk ka indikacione se jemi duke shkuar drejt arritjes së marrëveshjes finale dhe zvogëlimit të hendekut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë se po të kishin të dërguarit perëndimorë “një shkop apo karrotë, që në një mënyrë të ndikonin te palët, ata do ta shfrytëzonin atë ndikim qysh në dimër”, kur është arritur Marrëveshja Bazë.

“Nëse këtu do të kishte një ‘djalë të keq’, ai do të ishte Bashkimi Evropian, sepse mendoj se gjërat do të dukeshin ndryshe sikur të ekzistonte perspektiva e anëtarësimit [në Bashkimin Evropian]”, thotë Gogiq.

“Po të hapeshin dyert e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën, ne do të arrinim shumë më lehtë deri te një marrëveshje, madje edhe te njohja de facto [e Kosovës nga Serbia]”, shpreh bindjen ai.

Bisedimet të enjten kanë qenë ta parat pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e Kosovës atje, duke vrarë një rreshter.

Në përleshjet që kanë pasuar e që kanë nxitur shqetësim për qëndrueshmërinë në rajon, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Analistët thonë se kanë pritur që kjo ngjarje do ta ndryshonte qasjen e ndërmjetësuesve evropianë në dialog.

Muhaxhiri thotë se BE-ja nuk ka përdorur as instrumente ndëshkuese dhe as stimuluese për palët që të shkojnë drejt një marrëveshjeje.

Sipas tij, situata është tashmë në pikën zero.

“Shpjegimi më i duhur është status quo-ja, sepse është një bllokadë, e cila po vazhdon dhe do të vazhdojë, përderisa qasja aktuale do të jetë dominante si në Bruksel ashtu edhe në Uashington”, thotë Muhaxhiri.

Gogiq, gjithashtu, vlerëson se status quo-ja aktuale në procesin e dialogut bart rreziqe për sigurinë në terren.

Sipas tij, mosarritja e ndonjë rezultati pozitiv të enjten është mesazh i qartë për ndërmjetësuesit e bisedimeve se “ky është vërtet fundi i procesit të Brukselit”.

“E gjithë kjo tregon se të gjithë duhet parë se është vërtet e nevojshme që të ndryshohet formati dhe të ndryshohet qasja. Nuk e di se si. Por, ardhja e ‘pesëshes’ [diplomatëve perëndimorë] të shtunën [në Beograd dhe Prishtinë], por edhe kjo të enjten kanë treguar se procesi i Brukselit nuk çon më askund, është bërë i pakuptimtë dhe nuk është më i përdorshëm”, thotë Gogiq.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë kanë mbetur pa u zbatuar.

Një ndër to është edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila, njëherësh, shihet edhe si pika më e nxehtë e dialogut.

Marrëveshja për Asociacionin është arritur në vitin 2013, ndërsa parimet për të dy vjet më vonë – më 2015.

Ajo nuk është zbatuar kurrë, sepse zyrtarët në Prishtinë kanë shprehur shqetësime se e tillë siç është, marrëveshja do të ndikonte keq në funksionalitetin e shtetit dhe, në vend të saj, kanë dalë me disa propozime të tjera për rregullimin e çështjeve të komuniteteve pakicë, por që, deri më tash, nuk kanë shkuar përpara.

Para bisedimeve të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si “rrugën e vetme për arritjen e një marrëdhënieje paqësore dhe produktive” midis dy vendeve.

You Might Also Like

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’

Kosova pjesëmarrëse në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës në Kroaci

Ud. i kryeprokurorit dhe drejtori i ATK-së thellojnë bashkëpunimin

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive në fletëvotime më 12 tetor

Kosova Times October 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Opozita në Shqipëri në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Kosova Times Kosova Times February 11, 2023
Kastrati: Masakra e Burimit një krim për të cilin duhet të dënohen autorët
Kurti mirëpret ambasadoren e re të Holandës, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale
Konjufca kritikon deputetët për mungesë serioziteti
Fillon eventi WTT Youth Contender Prishtina 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?