By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Kemi prezantuar fakte se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Kemi prezantuar fakte se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë
Lajme

Haxhiu: Kemi prezantuar fakte se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/27 at 4:18 PM
Kosova Times Published October 27, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në Ministerialin e organizuar në Shkup, se rasti i Banjskës më 24 shtator është sulm ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Kosovës, paqes dhe sigurisë në rajon, e për të cilin akt janë prezantuar fakte dhe dëshmi se janë të lidhura dhe mbështetura nga Serbia.

Po ashtu para përfaqësueseve të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të rajonit, ministrja Haxhiu ka vlerësuar reagimet e akterëve të ndryshëm të cilët kanë dënuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, si dhe rezolutën e miratuar në Parlamenti i Evropës e cila dënon këtë akt.

Ministrja Haxhiu ka ftuar të gjitha vendet që të rreshtohen dhe të dënojnë sulmet e tilla terroriste dhe të kontribuojnë për drejtësinë dhe paqen.

“Nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë juridik të shteteve tona në rajon, për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin, është domosdoshmëri e secilit nga ne dhe se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, dhe çështjet tjera të interesit të përbashkët”, tha ndër të tjera ministrja e Drejtësisë.

Sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit; si dhe aksioni i përbashkët kundër agresionit rus në Ukrainë, ishin tri tema për të cilat ministrja Haxhiu ka diskutuar në këtë Ministerial.

Ministrja Haxhiu theksoi se me përkushtim Republika e Kosovës po përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke i kushtuar një kujdes të veçantë edhe Raportit për Vendin të Komisionit Evropian, si dhe ka diskutuar për rezultatet përmbajtjesore në sundimin e ligjit, luftën kundër-korrupsion, reformimin penal dhe civil si dhe rezultatet konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut mes tjerash.

Haxhiu ka thënë se arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, janë evidentuar edhe nga raporte dhe indekse kredibile ndërkombëtare.

Ministrja Haxhiu ka përmendur rezultatet ku sipas “World Justice Project” Kosova renditet në top vendet me përparimin më të madh për vitin 2022, Raportin e BE-së për Vendin i vitit 2022, progresin e shënuar për 20 vende më lart sipas “Transparency International”, si dhe Raportin e “Freedom House” e cila renditi Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, të dytën në Evropë dhe të tretën në nivel botëror.

Sa i përket qëndrimit të Republikës së Kosovës, masave edhe veprimeve të ndërmarra ndaj agresionit rus në Ukrainë, ministrja Haxhiu ka përmendur faktin se deri tani janë miratuar 11 paketat e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë dhe që janë mbështetur sanksionet e ShBA-ve ndaj këtyre vendeve, në një nismë për të shprehur qartë qëndrimin tonë ndaj ndikimit të tyre në situatën aktuale.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times October 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Thaçi nga Haga: Besoj që nëntorët tjerë do t’i festojmë bashkërisht
Abdixhiku viziton minatorët: Janë në rend të dytë, shteti përgjegjës
Starmer: Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin
Republika Çeke: Një bombol gazi shpërtheu në një restorant dhe vrau të paktën gjashtë persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?