By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parashikimi për rritje ekonomike mund të prishet pas liberalizimit të vizave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Parashikimi për rritje ekonomike mund të prishet pas liberalizimit të vizave
Lajme

Parashikimi për rritje ekonomike mund të prishet pas liberalizimit të vizave

Kosova Times
Last updated: 2023/10/28 at 3:28 PM
Kosova Times Published October 28, 2023
Share
SHARE

Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje ekonomike në Kosovë deri në 4 për qind vitin e ardhshëm.

Parashikimi është më pozitiv krahasuar me 3.5 për qind këtë vit dhe po aq vitin e kaluar.

Nga BQK-ja thonë se ai u atribuohet pritjeve për rritje të konsumit dhe investimeve, si dhe për stabilizim të çmimeve.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve, në anën tjetër, paralajmërojnë se parashikimi mund të mos dalë i saktë, nëse ka ikje masive të qytetarëve pas liberalizimit të vizave me vendet evropiane, nga 1 janari i vitit 2024.

Pritje dhe rreziqe
Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, Departamenti për marrëdhënie me jashtë i BQK-së thotë se dukuria e emigrimit ka ndikim potencial në tregun e punës dhe, rrjedhimisht, në gjithë aktivitetin ekonomik.

Sipas BQK-së, përkeqësimi i këtij trendi me lëvizjen e lirë të qytetarëve pas janarit të vitit 2024, “do të përkthehej në debalancë të tregut të punës dhe dobësim të performancës së bizneseve dhe dinamikave të përgjithshme makroekonomike në vend”.
Por, thonë në BQK, ritmin e aktivitetit ekonomik mund ta ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si: pasiguritë e vazhdueshme gjeopolitike, kërkesa e jashtme më e dobët apo përkeqësimi i kushteve tregtare.

Në raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, të publikuar më 19 tetor, thuhet se në Kosovë, ndonëse parashikimet për rritje ekonomike mbeten pozitive, rreziqet për ngadalësim janë domethënëse.

Ato ndërlidhen me pasiguritë e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë dhe pasojat që mund t’ia shkaktojë ajo aktivitetit ekonomik në Evropë.

Në një deklaratë dhënë REL-it, nga Banka Botërore thonë se, gjatë vitit 2022, tregu i punës në Kosovë është karakterizuar me tkurrje të popullsisë në moshë pune, “me gjasë për shkak të migrimit të vazhdueshëm”.
Por, sipas tyre, Kosova ka potencial të madh të pashfrytëzuar të fuqisë punëtore, marrë parasysh shkallën e lartë të mospjesëmarrjes në tregun e punës, veçanërisht në mesin e grave.

“Migrimi mund të ushtrojë presion për paga më të larta, dhe, në të njëjtën kohë, kjo mund t’i nxjerrë më shumë qytetarë nga mospjesëmarrja në tregun e punës”, thonë nga Banka Botërore.

Në Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për t’i komentuar parashikimet për rritje ekonomike dhe rreziqet që mund t’i përcjellin ato.

Lëvizja e lirë do të marrë punëtorë
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, thotë se me liberalizimin e vizave, mijëra qytetarë mund ta lënë Kosovën.
Ata, thotë Mulaj, do të shkojnë për vizita në vende të ndryshme të BE-së, por disa edhe mund të lidhin kontrata pune e më pas të pajisen edhe me viza pune.

“Largimi eventual masiv i qytetarëve të Kosovës pas liberalizmit të vizave, përveçse do të ndikojë në aktivitetin ekonomik të bizneseve, do ta ulë edhe konsumin në Kosovë. Të gjitha këto, pastaj, reflektohen në rritjen ekonomike”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, prej vitesh, përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë se si bizneset detyrohen të importojnë punëtorë nga jashtë.
Me 1.7 milion banorë, Kosova ka një shkallë të papunësisë prej gati 12 për qind. Paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

Të dhënat e Agjencisë së Punësimit të Kosovës flasin për rënie të numrit të punëkërkuesve ndër vite: nga rreth 300 mijë punëkërkues të regjistruar në vitin 2013, numri i tyre ka rënë në rreth 29 mijë në prill të këtij viti.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, Skënder Krasniqi, thotë se në tre vjetët e fundit punëtorët nga Kosova, me procedura më të lehtësuara, janë pajisur me leje pune dhe kanë ikur në vendet e BE-së.

Gjermania është një prej atyre që i ka lehtësuar procedurat e pajisjes me dokumente të të huajve.

Vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Krasniqi thotë se këto shifra do të rriten edhe më pas liberalizimit të vizave, edhe pse kjo lëvizje e lirë nuk nënkupton udhëtime për qëllime pune.

“Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë për vizitë në vendet e BE-së, por edhe të gjejnë një vend pune dhe më pas të pajisen me vizë pune”, thotë ai.

Mungesa e punëtorëve ndikon, pastaj, në rënie të aktivitetit ekonomik, thotë Krasniqi.
Gjendja në shifra
Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitin 2022 dhe për këtë vit, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë, për arsye të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi.

Për më tepër, Kosova prej vitesh vuan nga deficiti i lartë tregtar, pasi shumicën e produkteve e importon nga vendet fqinje ose ato të BE-së.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të ASK-së, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej afër 1 miliard eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro.

Norma mesatare e inflacionit në vitin 2022 ka qenë gati 12 për qind, edhe pse trendi tash është në rënie.

Sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove – nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021.

Po sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.

Kosova, po ashtu, pranon një shumë të madhe remitencash: mbi 1.2 miliard euro vetëm vitin e kaluar.

You Might Also Like

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë

Kosova Times October 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Janjiq:”Do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë dhe Qeveria e Serbisë me siguri do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit!”

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Kurti takoi sekretarin e INTERPOL-it: Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor
Inspektorati i Kryeqytetit largon mbeturinat nga një objekt i pabanuar
I shënoi gol Konyaspor-it, Hadergjonaj vlerësohet me notën më të lartë
Këshilli Evropian kërkon që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të hyjë në Kapitullin 35
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?