By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit
May 17, 2025
Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in
May 17, 2025
CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision
May 17, 2025
Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve
May 17, 2025
Sot mot me diell dhe vranësira
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjysma e jetës nën tokë: Minatorët kërkojnë kushte më të mira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjysma e jetës nën tokë: Minatorët kërkojnë kushte më të mira
Ballina 1Lajme

Gjysma e jetës nën tokë: Minatorët kërkojnë kushte më të mira

Kosova Times
Last updated: 2023/10/29 at 2:46 PM
Kosova Times Published October 29, 2023
Share
SHARE

Tash e 38 vjet, punën e fillon në terr dhe e mbaron kryesisht në terr.

Eset Meha, 62 vjeç, është kryepunëtor në kombinatin metalurgjik Trepça – sektorët e të cilit gjenden në jug dhe në veri të Mitrovicës.

Çdo ditë pune, ai futet 740 metra nën tokë, në horizontin e dhjetë të minierës.

Esat Meha
Esat Meha

Me uniformë të vjetruar, çizme të baltosura e helmetë të zymtuar thotë se punon në ajër të ndotur, tym e lagështi.

“Puna më ka bërë që gjatë fjetjes të kem probleme me frymëmarrje”, thotë ai.

“Në minierë kam punuar në vende të ndryshme. Nuk është aspak lehtë. Çdo minator i Trepçës, nëse del në pension i shëndoshë, duhet t’i falënderohet Zotit”, thotë Meha gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë, të realizuar në thellësi të minierës ku punon, në jug të Mitrovicës.

Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën
Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën

I punësuar nga viti 1985, ai thotë se gjithmonë është i vetëdijshëm për rreziqet dhe pasiguritë që i ka puna e minatorit, porse me pagën nuk është i kënaqur.

“Me të nuk mund ta kaloj muajin”, thotë Meha, i cili me familjen 7-anëtarëshe jeton në fshatin Broboniq të Mitrovicës së Jugut.

“Në dy vjetët e fundit ka pasur rritje të çmimeve. Nëse më herët kam blerë sasi më të mëdha dhe llojllojshmëri të produkteve ushqimore, tash blej sasi dhe lloje më të pakta”, thotë ai.

Një minator i minierës së Trepçës në horizontin e dhjetë
Një minator i minierës së Trepçës në horizontin e dhjetë

Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale.

Por, ata nuk kanë pasur kurrë as sigurime shëndetësore, as jetësore dhe vazhdimisht kanë kërkuar të tilla.

“Vetëm për të hyrë dhe për të dalë nga miniera, me pajisje të vjetra, ato na takojnë… e lëre më për punën e vështirë që bëjmë”, thotë Meha.

Pikërisht për shkak të kushteve në punë, ai thotë se nuk i ka sugjeruar asnjërit prej tre djemve të tij që t’ia trashëgojë profesionin.

Por, Alban Ferati, 35 vjeç, thotë se ka së paku kontratë pune.

Alban Ferati
Alban Ferati

Ai ka katër vjet që është punësuar në minierën e Trepçës, pas viteve të pasigurisë në sektorin privat, siç shprehet.

Edhe ai thotë se paga që merr, prej 800 eurosh, është e pamjaftueshme.

“Edhe atë nuk na e japin me rregull. Muajve të fundit po e ndajnë në dy pjesë”, thotë babai i tre fëmijëve.

Përveç për detyrime familjare, ai thotë se pagën e tij i duhet ta shfrytëzojë nganjëherë edhe për të blerë pajisje për punë, sidomos çizme.

“Shpesh ndodh që të kërkoj hua te ndonjë koleg apo familjar, për ta përmbyllur muajin. Çmimet janë rritur shumë”, thotë Ferati.

Minatorët të Trepçës
Minatorët të Trepçës

Ai thotë se kollitja dhe kokëdhimbja i janë bërë normale, si pasojë e tymit të zi dhe ajrit të rëndë në minierë.

“Temperaturat janë deri në 40 gradë celsius, verë e dimër”, thotë ai, duke shtuar si sigurimi shëndetësor duhet të ofrohet medoemos.

“Nuk ka punë më të vështirë dhe më të rrezikshme se ajo e minatorit. Për këtë arsye, në hyrje të minierës shkruan ‘Me fat’…”, shprehet Ferati.

Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut më 25 tetor 2023.
Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut më 25 tetor 2023.

Të pakënaqur me kushtet e punës, Meha dhe Ferati, së bashku me rreth 200 kolegë të tjerë, janë futur në grevë që nga 24 tetori.

Duke qëndruar në ambiente të ndryshme nën tokë, por duke mos punuar, ata kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë, sigurimin shëndetësor dhe shkarkimin e menaxhmentit të Trepçës, të cilin e fajësojnë për, siç thonë, kushtet jo të mira.

Menaxhmenti nuk është prononcuar në lidhje me grevën. Por, në një komunikatë për media, Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka thënë se minatorët duhet t’i kthehen punës.

“Gjatë këtij viti, pagat e minatorëve janë rritur për 17 për qind, mëditja për punë shtesë është rritur për 23 për qind dhe shujta pothuajse është dyfishuar”, ka thënë kjo ministri.

Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, thotë se grevistët janë të vendosur që të mos punojnë deri në realizimin e kërkesave.

“Paga nuk është reale. Toka dhe nëntoka kanë dallim. Ne gjysmën e jetës e kalojmë në terr. Kështu duhet të jetë edhe dallimi në paga, si dita me natën”, thotë Osmani, duke shtuar se paga e minatorëve duhet të jetë “shumë më e lartë se e punonjësve në sektorë të tjerë mbi sipërfaqe të tokës”.

Disa të dhëna për Trepçën

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë se Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, ajo është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Me rreth 20.000 punëtorë, është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë. Sot i ka rreth 700 minatorë.

Deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

Rënia e prodhimit ka nisur në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë ka vendosur masa të dhunshme në Kosovë, duke mbyllur gati të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në vend.

Por, Trepçën e kanë përcjellë probleme edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999.

Makineritë e vjetruara mbi 50 vjet dhe mungesa e mirëmbajtjes janë shndërruar në probleme të vazhdueshme.

Grevat e minatorëve, po ashtu, rikthehen kohë pas kohe.

“Ne e dimë kur hyjmë në minierë, por nuk e dimë a mund të dalim”, thotë Ferati, minatori 35-vjeçar.

You Might Also Like

Sot mot me diell dhe vranësira

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Kosova Times October 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Njerëzit janë në shok nga plazhi: ‘Nuk do të shkoj edhe nëse është falas’

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Rifillojnë seancat gjyqësore në Hagë
Haradinaj: S’mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
Skena shokuese gjate fejeses! Dhëndri ra në gjunjë por një burrë misterioz shkatërroi gjithcka (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?