By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi tre muaj pritje për një mamografi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbi tre muaj pritje për një mamografi
Ballina 2Rajon / Botë

Mbi tre muaj pritje për një mamografi

Kosova Times
Last updated: 2023/10/29 at 5:57 PM
Kosova Times Published October 29, 2023
Share
SHARE

Vetëm gjatë vitit 2022, 356 gra kanë humbur jetën nga kanceri në gji në Maqedoninë e Veriut, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

Këto shifra janë më të larta gjatë 12 vjetëve të fundit.

Në vitin 2021 nga kanceri në gji jetën e kanë humbur 337 gra. Përderisa dhjetë vjet më herët në vitin 2011, 272 gra e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Me gjithë shifrat alarmante, sfidë mbetet gjetja e një termini për kontroll, përkatësisht për incizim mamografik (metodë që përdoret kryesisht për diagnostikimin e kancerit të gjirit) dhe ekografisë së gjirit (ekzaminimi i strukturës së indit të gjirit) jo vetëm për rastet si masë parandaluese për gratë e moshës 45 vjeç, por edhe për gratë që tashmë janë diagnostikuar me kancer në gji.

Gëzimja, 52 vjeçe, nënë e dy fëmijëve pasi ka vërejtur disa nyje të forta në gji është paraqitur te mjeku amë më 26 shtator për të caktuar një termin për incizim mamografik.

Por, sistemi elektronik “termini im” për të realizuar mamografinë si termin ia ka caktuar 23 nëntorin.

“Tre muaj pritje janë ankth pasi kam frikë se nëse është diçka serioze, si dhe nëse do të vonohem me diagnostikimin dhe gjatë kësaj kohe do të më avancojë sëmundja”, na thotë Gëzimja teksa tregon fletë-udhëzimin për incizimin mamografik.

Edhe Lidija Jovançevska, 64-vjeçare, mësuese në pension, e cila tashmë ka kryer operimin gjirit pas diagnostikimit me kancer, thotë se mezi arrin të kryejë kontrollet e rregullta për shkak të mungesës së terminëve.

“Mezi caktova kontroll në spitalet shtetërore pasi si pensioniste, vështirë ta realizoj kontrollin në spitalet private. Më një nëntor do të bëj kontrollin më në fund, megjithëse më është dashur të pres më shumë se tre muaj”, tregon Lidija për Radion Evropa e Lirë.

Nga mjeku i është rekomanduar që brenda vitit të bëjë dy ekografi të gjirit [ekzaminimi i strukturës së indit të gjirit] dhe një mamografi, për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore.

Mungesa e terminëve në institucionet shëndetësore të shtetit jo rrallë e detyron Lidijan që të ndajë nga buka e gojës për të realizuar kontrolle në spitalet private.

Ndërkaq infermierja Filiz Ndoci, e cila është operuar nga kanceri në gji thotë se mungesa e mamografisë ka bërë që të diagnostikohet vonë me këtë sëmundje, dhe mosbesimi në institucionet e shtetit ka bërë që shërimin ta kërkojë në klinikat jashtë vendit.

“Incizimin mamografik për herë të parë pasi ndjeva një forcim në gji, e bëra në një klinikë private në prill të vitit 2022, pasi nuk kishte termin. Në atë kohë më doli negativ rezultati. Kontrollin e dytë e bëra pas 8 muajve po në një spital privat, sepse s’kishte termin edhe pse vetë jam infermiere në spital. Por, mjeku amë më tha: e sheh ka dhjetëra gra të diagnostikuara me kancer që presin mamografi? Unë sërish e bëra incizimin privat”, thotë për REL-in ajo, duke nënvizuar se pritja për tetë muaj për incizim për të ka qenë me pasoja, pasi sëmundja kishte avancuar në atë masë që duhej të hiqte gjirin.

Pritjet e pacientëve para sportelit numër 3 në Shkup (Fotografi nga arkivi)
Pritjet e pacientëve para sportelit numër 3 në Shkup (Fotografi nga arkivi)

Një incizim mamografik në spitalet private kushton 4.500 denarë (rreth 73 euro) në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vlerë mund të arrijë edhe deri në 9 mijë denarë (rreth 150 euro) nëse bëhet edhe ekografia gjirit, si dhe ndonjë kontroll plotësues, që është më se i nevojshëm për gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se gjatë vitit 2022-2023 janë bërë një sërë ndryshimesh që të gjithë pacientët të mund të realizojnë të drejtën e kontrollit me kohë në sistemin shëndetësor të shtetit, pa pagesë.

Nga dikasteri i shëndetësisë theksojnë se është ulur kufiri i moshës për kontrollin e gjirit, për gratë nga mosha 50 në 45 vjeç. Po ashtu, me prioritet mbeten gratë që në familje kanë pasur të diagnostikuar ndonjë të afërt në familje me kancer, njëherësh është krijuar mundësia që edhe radiologu të krijojë referime, për të shkurtuar kohën e diagnostikimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekografia e gjirit dhe mamografia kryhen në 24 qendra spitalore publike të vendit.

Por, mjekët që ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë në qendrat spitalore të Maqedonisë së Veriut thonë se terminët mbeten peng i mungesës së numrit të mjaftueshëm të aparateve mamografike dhe veçanërisht mungesës së mjekëve për të lexuar rezultatet.

Aparati i mamografisë është jashtë funksionit në spitalin e Shtipit, ku marrin shërbime pacientë nga shumë qytete të Maqedonisë së Veriut si Berova, Pehceva Vinica etj.

Pacientët nga këto qytete drejtohen në klinikën e Shkupit që edhe më shumë rrit kohën e pritjes.

“Mamografia nuk funksionon. Ndërkohë, pacientëve ose u japim termin për më tutje, ose i dërgojmë në vende të tjera”, bën të ditur për REL-in drejtori i spitalit të Shtipit, Alen Georgijev.

Për t’u riparuar pret edhe mamografi në Gjevgjeli.

Përderisa nga spitali i Veleshtës bëjnë të ditur se kontrollet nuk mund të realizohen pasi mungon mjeku radiolog.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Kosova Times October 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Komandanti ukrainas thotë se Rusia po tenton të rimarrë territorin në Kursk

Kosova Times Kosova Times November 11, 2024
ShKK: Faton Hajrizi ishte transferuar në Smrekonicë pas sjelljeve të mira
Leverkusen shkruan historinë, skuadra e Alonsos vendos rekord
Nagavci: Aplikoni për studime të gjuhës dhe letërsisë, përfitoni bursa
Mbi 300 gazetarë në Gjeorgji bëjnë thirrje për lirimin e Mzia Amaglobelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?