By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: BE t`i hapë dyert për Kosovën, t`i heq masat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: BE t`i hapë dyert për Kosovën, t`i heq masat
Lajme

Osmani: BE t`i hapë dyert për Kosovën, t`i heq masat

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 4:17 PM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar mbështetjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rrugën evropiane të Kosovës, derisa ka kërkuar largimin e masave që janë vendosur ndaj Kosovës.

“Takimi ynë i sotëm u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja Von Der Leyen, krahas kësaj kisha mundësinë ta informoj për zhvillimet e fundit në vend si dhe për angazhimin e çdoditshëm të institucioneve tona për ta integruar Kosovën në BE. Plani gjithëpërfshirës i prezantuar, sot, i bazuar në katër shtylla, shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ndër të tjera ky plan para sheh mbështetjen e BE-së nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reformat të cilat duhet të ndërmerren në procesin integrues. Në takim shpreha mirënjohjen ndaj Komisionit Evropian dhe në veçanti ndaj presidentes Von der Leyen, si mekanizma që i dhanë epilog përfundimtar liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar presidentja Osmani në konferencën e përbashkët pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian.

Tutje e para e shtetit vuri në pah të arriturat e Kosovës në rrugën e reformave, si dhe ngritjen për 20 vende në indeksin antikorrupsion. “Të gjitha këto të arritura dëshmojnë se Kosova është gati që të marrë hapin e radhës drejt të ardhmes për të cilin po punon çdo ditë – integrimin e plotë në institucionet euroatlantike. Për ne e ardhmja në BE dhe NA|TO nuk është vetëm qëllim, është motivi themelor që formëson veprimet e përditshme të institucioneve tona. Si dëshmi për këtë, të udhëhequr nga vullneti i popullit tonë, institucionet e Republikës së Kosovës, dorëzuan zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Në këtë drejtim ne llogarisim në mbështetjen tuaj presidente për të marrë statusin e vendit kandidat në të ardhmen e afërt në përputhje me qëllimin strategjik të BE-së për t’i hapur dyert për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bazuar në një proces të meritave”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Bosnje e Hercegovinës dhe Moldavisë. Këto vendime sipas Osmanit ishin strategjike, të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE-së ndaj vendeve që jo vetëm kërkojnë anëtarësimin por edhe i kundërpërgjigjen sfidimit nga regjimet autoritare siç është ai i Putinit.

“Prandaj është e rëndësishme që në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ja të avancojë edhe statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, gjithnjë në një proces të bazuar në merita. Republika e Kosovës do të sigurohet që qytetarët, bizneset dhe institucionet të përfitojnë nga qasja e hershme në tregun e përbashkët të BE-së krahas harmonizimit të plotë me agjendën klimatike të BE-së, e përqendruar në qasjen e instrumentet financiare të lidhura me marrëveshjen e gjelbër evropiane si dhe qasjen e pjesshme ose të plotë në fondet strukturore të BE-së. Kjo qasje strategjike e BE-së së bashku me reformat dhe angazhimin nga ana jonë mund të sigurojnë që arritjet tona në procesin integrues të jenë të përhershme dhe përfundimisht të çojnë drejt anëtarësimit të plotë”, ka shtuar Osmani.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga presidentja e Komisionit Evropian për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja, teksa ka thënë se ‘adresa e pengesave’ për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri mbetet në Beograd.

“Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë. Njëkohësisht institucionet tona kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhje të reja e të lira, por për fat të keq adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd”, është shprehur presidentja.

You Might Also Like

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Steinhauer: Kemi përgjegjësi që t`i edukojmë njerëzit rreth dezinformatave

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
Sardele të marinuar nga Mali Athos
Caktohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e fundit kualifikuese për botëror
Det dhe rërë të pastër, në këtë plazh në Shqipëri pushohet me kosto zero
Një burrë vret me thikë prindërit në Çaçak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?