By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Planifikim i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GAP: Planifikim i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë
Ballina 1Lajme

GAP: Planifikim i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/31 at 5:16 PM
Kosova Times Published October 31, 2023
Share
SHARE

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve të Kosovës”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, kanë mbajtur konferencë për media, ku janë prezantuar gjetjet e raportit “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë”.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin GAP, theksoi se ndërmarrjet publike në Kosovë përballen me një sërë sfidash, sikurse të mbingarkesës më punëtorë, ndikimit politik, nepozitmit, shërbimeve jo të mira, e nënshkrimit të kontratave të dëmshme, të cilat kanë ndikuar që këto ndërmarrje të mos kenë një qëndrueshmëri financiare dhe zhvillim të duhur. Po ashtu, shumë ndërmarrje nuk kanë arritur të zhvillojnë planifikime afatgjata të qëndrueshme, politika korporative të qarta apo planifikim të duhur të nevojës për investime kapitale.

Besart Zhuja, hulumtues në Institutin GAP, tregoi se ky raport i shkurtër i Institutit GAP analizon performancën e tetë ndërmarrjeve kyçe në vend, të cilat realizojnë rreth 82% të të hyrave në këtë sektor, konkretisht të Trepçës, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Ibër-Lepencit, Infrakosit, Trainkosit, Telekomit, Postës dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), kundrejt planifikimeve strategjike të prezantuara në planet e tyre të biznesit në periudhën 2020-2022. Sipas tij, gjetjet vënë në pah një moslidhshmëri në mes të planeve strategjike të NP-ve dhe angazhimit të tyre gjatë një viti. Nga gjithsej 53 objektiva strategjike të cilat këto NP i kanë paraqitur në planet e tyre të biznesit, 68% e tyre nuk janë përmbushur për tre vite me radhë. Ndërkaq 21% objektiva janë përmbushur pjesërisht, derisa 11% janë përmbushur krejtësisht. Për pesë nga shtatë ndërmarrjet qendrore të përfshira në këtë punim, të hyrat e realizuara në fund të vitit 2022 ishin më të ulëta sesa planifikimet e përfshira në planin e biznesit.

Bazuar në gjetjet e raportit, Instituti GAP rekomandon që bordet dhe menaxhmentet e ndërmarrjeve publike në Kosovë të vënë fokusin tek planifikimi strategjik, me ç’rast duhet të vënë në funksion mekanizma që sigurojnë monitorimin e realizimit të indikatorëve të përfshirë në planin e biznesit. Gjithashtu, Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike duhet të monitorojë më aktivisht performancën e ndërmarrjeve karshi objektivave strategjike të tyre dhe të kërkojë llogaridhënie si aksionar për arsyet e rezultateve, në rast së të njëjtat janë jo të kënaqshme. Kjo do të ndikonte në angazhimin më të madh në arritjen e objektivave, por edhe që ndërmarrjet, bordet dhe menaxhmenti, të i kushtojnë më shumë rëndësi çështjeve strategjike rreth ndërmarrjes, thuhet në komunikatën për media e GAP-it. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times October 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Meloni do t’i vizitojë dy qendrat e migrantëve në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
Ata që hyjnë në Turqi do tu merren shenjat e gishtërinjve
SHBA-të do të shtyjnë përpara sanksionet ndaj Kubës për shkak te trupave në Ukrainë
Bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
Katër vila janë gjetur në familjen Kadyrov në Dubai
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?