EULEX- i këto momente është duke bastisur shtëpinë e Artan Behramit, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë duke u zhvilluar sot në Prishtinë.

Zëdhënësi Cristopher Bennett, tha për RTKlive se Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).