By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi
July 31, 2025
Zjarrfikësit përballen me sfida të mëdha, kërkojnë përkrahje institucionale
July 31, 2025
Moskonstituimi i Kuvendit thellon krizën institucionale në vend
July 31, 2025
Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë në Jezerc
July 31, 2025
Pas aktvendimit të Komerciales, bizneseve nuk u shkyçet energjia elektrike
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen: Mali i Zi ta kalojë miljen e fundit për në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Von der Leyen: Mali i Zi ta kalojë miljen e fundit për në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Von der Leyen: Mali i Zi ta kalojë miljen e fundit për në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/10/31 at 2:55 PM
Kosova Times Published October 31, 2023
Share
SHARE

Mali i Zi tani duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Podgoricë.

E pyetur se sa reale janë pritjet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, von der Leyen tha se nuk ka nevojë të pritet “nëse plotësohen kushtet”.

“Nuk ekziston kalendar i procesit të anëtarësimit në BE, por e rëndësishme është që të zbatohen reformat. E inkurajoj Malin e Zi që ta kalojë atë miljen e fundit dhe dyert do të hapen”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Zyrtarja evropiane tha se procesi i zgjerimit është ndër prioritetet kryesore të KE-së, dhe Mali i Zi për një kohë të gjatë ka qenë shteti që ka bërë më së shumti përparim në rrugën drejt anëtarësimit. Ajo lavdëroi Malin e Zi për përshtatjen 100 për qind me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së.

Mali i Zi është shteti i vetëm në mesin e shteteve kandidate që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Megjithatë, që nga viti 2017, Podgorica nuk ka mbyllur asnjë kapitull negociues. Në raportin e vitit të kaluar të Brukselit u tha se autoritetet në Mal të Zi nuk kishin shfaqur përkushtim për agjendën e BE-së.

Presidenti Jakov Millatoviq tha se kupton qëndrimin kritik të BE-së të shprehur në raportin e vitit të kaluar të KE-së dhe në një rezolutë të miratuar së fundi nga Parlamenti Evropian.

“Shpresoj që ne kemi mësuar nga kjo, në kuptimin që pas një periudhë të gjatë kohore të dinamikave të pakënaqshme, tani janë krijuar kushtet për të përshpejtuar procesin edhe më fuqishëm”.

Millatoviq tha se është optimist që Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së para vitit 2030.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Ajo më pas do të vazhdojë turneun e saj ballkanik me vizita në Beograd dhe Sarajevë.

Paraprakisht, von der Leyen vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

You Might Also Like

Temperaturat arritën 51 gradë në Iran

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve palestinezë

Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur

Goditja më e gjatë e rrufesë në SHBA është 829 kilometra

Kiev: Numri i të vdekurve nga sulmi rus në kryeqytet rritet në 9

Kosova Times October 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për ruajtjen e integritetit të Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Tahiri: Ky ligj akomodon vetëm nivelin politik
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht
“Milan je ti?”: Kush i nxiti të rinjtë serbë të vdisnin në aksionin e pakuptimtë pranë manastirit të Banjskës
SBAShK-u nuk ndryshon qëndrim: Greva vazhdon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?