By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banka e Shqipërisë rrit sërish normën e interesit për të ulur më tej inflacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Banka e Shqipërisë rrit sërish normën e interesit për të ulur më tej inflacionin
Ballina 2Financa

Banka e Shqipërisë rrit sërish normën e interesit për të ulur më tej inflacionin

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:20 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë njoftoi sot një rritje të re të normës bazë të interesit të monedhës vendase lek, me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar atë në kuotën e 3.25 përqind. Gjatë vitit 2023, inflacioni njohu një tendencë rënëse dhe sipas të dhënave zyrtare ai shënoi “shënoi një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, i diktuar nga rënia e inflacionit të importuar”. Por pavarësisht kësaj, Banka Qendrore ka vlerësuar se “presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart”.

Siç shpjegoi guvernatori Gent Sejko “reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Ai faktorizon nevojën për një rol më aktiv të politikës monetare në drejtim të balancimit të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, përkundrejt pritjeve për një ecuri më të stabilizuar të kursit të këmbimit dhe një politike fiskale më neutrale në horizontin afatmesëm. Në këtë kontekst, ai i shërben ruajtjes së fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, garantimit të stabilitetit monetar e financiar të ekonomisë, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit”.

Rritja e normës bazë të interestit u sugjerua dhe nga misionit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundim të takimeve të cilat u përmbyllën javën e shkuar. “Kthimi i inflacionit në objektivin e synuar me gjasa do të kërkojë disa rritje të mëtejshme. Me rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste, në kushtet e shtrëngimit të tregut të punës dhe me normat reale të interesit ende negative, ka hapësira për rritje të mëtejshme të normës bazë. Një rritje graduale e normës bazë drejt një pozicioni neutral– vlerësuar në rreth 4.5 për qind—do të ndihmonte kthimin e inflacionit në objektivin e synuar në fillim të 2025”. FMN shpjegoi se “ka pasiguri në lidhje me ecurinë e inflacionit” e për këtë arsye “një qasje elastike që lejon vendimmarrje mbi normën bazë takim pas takimi, do të ishte e përshtatshme”.

Pas një periudhe të gjatë 13 vjeçare, gjatë së cilave norma bazë e interesit kishte njohur vetëm ulje, duke rënë në minimumin historik prej 0.5 përqind, Banka e Shqipërisë ndërhyri për herë të parë në mars të vitit të kaluar, kur inflacioni dha shenjat e para të rritjes. Gjatë vitit të kaluar ajo ndërhyri, me rritje të njëpasnjëshme, dhe katër herë të tjera, si dhe së fundmi në mars të këtij viti.

You Might Also Like

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Axhenda ndërkombëtare

NATO dëshiron mbrojtje “të automatizuar” përgjatë kufijve me Rusinë

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Moment kur dy djem britanikë të dehur zvarriten nga avioni i Ryanair nga policë të armatosur pas uljes emergjente

Kosova Times Kosova Times September 29, 2025
Kurti në takim me ekipin e PITF, uron për punën e shkëlqyer në teatër
Konjufca: BE nuk mund t’ia marrë Kosovës kompetencat për Asociacionin
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin
Moment tronditës, pasagjerja e Ryanair qan dhe godet derën pasi u ndalua të hipte në aeroplan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?