By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi
Lajme

Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 4:00 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi veprën “Shqyrtime gjuhësore” të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi. Ky botim përmban përmbledhje punimesh gjuhësore të përzgjedhura, që janë shkruar brenda viteve 2012-2023, një pjesë e të cilave janë botuar në periodikun shkencor e në botime tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari etj., kurse disa nga to janë punime të prezantuara në konferenca e tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Materialet e këtij vëllimi janë paraqitur të zgjeruara, të plotësuara dhe të rivlerësuara si nga ana përmbajtjesore ashtu edhe nga aspekti teknik. Një pjesë e këtij materiali po botohet për herë të parë.

Ky vëllim studimor është konceptuar sipas katër ndarjeve tematike.

Në pjesën e parë të kësaj përmbledhjeje janë përfshirë trajtesa gjuhësore të karakterit sociolinguistik, por edhe tema të tjera si: kultura e gjuhës në medie, probleme të përdorimit të drejtë të terminologjisë në medie, gjuha përballë procesit të globalizimit e të tjera kundrime, që për kryefjalë kanë gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj sa më cilësor.

Në pjesën e dytë të librit zënë vend punimet që karakterizohen për natyrën historike të trajtimit të çështjeve gjuhësore nga njëra anë, si dhe personalitetet e caktuara që kanë kontribuar dhe bashkërrugëtuar jetësisht me gjuhën shqipe, nga ana tjetër. Të tilla tema janë: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) dhe shqipja e sotme standarde; Kongresi Arsimor i Lushnjës dhe rëndësia e tij për gjuhën dhe arsimin shqip; Reka e Epërme përballë fenomenit të asimilimit gjuhësor e kombëtar; Thimi Mitko gjuhëtar, leksikolog e leksikograf i veçantë.

Në pjesën e tretë të këtij libri nxjerrin krye temat që kanë të bëjnë me fjalëformimin si një nga nëndisiplinat shkencore të gjuhësisë si dhe venerime të tjera në përdorimin e shqipes standarde në gjithë zinxhirin tonë arsimor.

Strukturalisht, pjesa e katërt e këtij libri përbëhet nga tri vlerësime (recensione) për vepra të botuara gjatë viteve të fundit.

Vepra e botuar ka 244 faqe. Ky është libri i pestë shkencor i  prof. ass. dr. Sejdi Gashit. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

“Klithma”, zëri që sfidon harresën: promovohet libri i Alketa Gashi Fazliut në Prishtinë

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

ASHAK arrin 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Krasniqi: S`ka asnjë iniciativë qytetare për largimin e kryetarëve në veri

Kosova Times Kosova Times November 8, 2023
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Presidenti i Izraelit Isak Herzog sot në Beograd dhe Tiranë
Arkitektë nga 17 vende të botës me ide për Prishtinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?