By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Futbollisti Mario Pineida (33), lojtar i herëpashershëm i ekipit kombëtar të Ekuadorit, u vra në mes të rrugës
December 18, 2025
Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …
December 18, 2025
Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një strukturë sekrete ukrainase
December 18, 2025
Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet
December 18, 2025
VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë më të thjeshta se zgjidhjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë më të thjeshta se zgjidhjet
Lajme

Kurti: Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë më të thjeshta se zgjidhjet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/02 at 12:16 AM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kërkesat e NjSI-së është shprehur se nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Ai, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditura të dhënat për ngritjen e mesatarës së pagës mesatare në Kosovë, ku sipas tij, paga mesatare në sektorin privat është 470 euro, ndërkaq në atë publik është 700 euro, derisa të punësuar në sektorin privat janë rreth 340 mijë qytetarë, kurse në atë publik rreth 80 mijë qytetarë.

Kryeministri Kurti, më tej sqaroi ngritjen e pagës në sektorin e sigurisë, më konkretisht në Policinë e Kosovës, veçmas njësive elitare.

“Secili pjesëtar i NjSI-së ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023)”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kryeministri i vendit tha se nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë më të thjeshta se zgjidhjet.

“Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, ka shkruar në fund kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët, me temperatura deri në 19 gradë Celsius

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Maqedonci: FSK është në një fazë tjetër
Osmani kërkon heqjen sa më të shpejtë të masave të BE-së ndaj Kosovës
Kurti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, fokus në bashkëpunimin bilateral dhe sigurinë rajonale
Bajrami: Prokuroria Speciale të veprojë për 108 `kontrata sekrete`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?