By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Londër, takim i nivelit të lartë për të frenuar rreziqet e inteligjencës artificiale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Londër, takim i nivelit të lartë për të frenuar rreziqet e inteligjencës artificiale
Ballina 2Teknologji

Londër, takim i nivelit të lartë për të frenuar rreziqet e inteligjencës artificiale

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:33 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Delegatë nga 28 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, ranë dakord të mërkurën që të bashkëpunojnë për të frenuar rreziqet e mundshme “katastrofike” që paraqet përparimi me shpejtësi të madhe i inteligjencës artificiale.

Takimi i parë ndërkombëtar i nivelit të lartë mbi Sigurinë e Inteligjencës Artificiale, u mbajt në një bazë zbulimi, në afërsi të Londrës, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore u përdor për deshifrimin e mesazheve.

Takimi u përqendrua në modelet tejet të sofistikuara të inteligjencës artificiale, që disa shkencëtarë kanë paralajmëruar se mund të paraqesin rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se deklarata paraqet një “arritje tejet të rëndësishme, pasi fuqitë më të mëdha botërore në fushën e inteligjencës artificiale bien dakord në nevojën për të trajtuar me urgjencë rreziqet e inteligjencës artificiale, duke ndihmuar për një të ardhme më të sigurt, për fëmijët”.

Por Nënpresidentja Kamala Harris i bëri thirrje Britanisë dhe vendeve të tjera që të ndërmarrin më shumë hapa dhe të veprojnë me shpejtësi, ndërsa vuri në dukje transformimet që po shkakton inteligjenca artificiale, si dhe nevojën për të vënë përpara përgjegjësisë kompanitë, përfshirë edhe përmes akteve ligjore.

Gjatë një fjalimi në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, zonja Harris tha se nuk duhet humbur kohë për të trajtuar të gjithë spektrin e rreziqeve që paraqet inteligjenca artificiale, duke mos u kufizuar vetëm tek rreziqet me pasojat më të rënda.

“Ka shumë rreziqe për të cilat ne duhet të marrim masa, kërcënime që po shkaktojnë dëm dhe që për disa njerëz janë jetike”, tha ajo, duke cituar, mes të tjerash, rastin e një gruaje e cila ishte kërcënuar nga partneri i saj abuziv duke përdorur fotografi të rreme.

“Presidenti Biden dhe unë besojmë se të gjithë udhëheqësit kanë detyrën morale, etike dhe shoqërore që përdorimi dhe përparimi i inteligjencës artificiale të ndodhë në mënyrë të tillë që e mbron publikun nga rreziqet e mundshme dhe nga ana tjetër bën të mundur që gjithsecili të jetë në gjendje të gëzojë përfitimet që sjell inteligjenca artificiale”, tha Nënpresidentja Kamala Harris.

Zonja Harris pritet të jetë e pranishme në punimet e së enjtes së takimit të nivelit të lartë, së bashku me zyrtarë nga dhjetëra vende të tjera, përshirë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Indinë, Japoninë, Arabinë Saudite dhe Kinën, e cila u ftua me gjithë kundërshtimin e disa prej anëtarëve të Partisë Konservatore të kryeministrit Sunak.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk pritet të diskutojë mbi inteligjencën artificiale me kryeministrin Sunak, një bisedë që do të transmetohet në internet në kohë reale, të enjten në mbrëmje. Miliarderi i teknologjisë ishte mes atyre që firmosën në fillim të këtij viti një deklaratë në të cilën ngrihej alarmi mbi rreziqet që inteligjenca artificiale paraqet për njerëzimin.

Mes atyre që pritet të marrin pjesë në takim janë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, drejtues nga kompani amerikane të inteligjencës artificiale si Anthropic dhe OpenAI, apo shkencëtarë kompjuterikë si Yoshua Bengio, një nga “pionierët” e inteligjencës artificiale.

Në total, mbi 100 delegatë pritet të marrin pjesë në takimin që mbahet në Bletchley Park, një ish bazë tepër sekrete për deshifruesit e mesazheve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është vlerësuar si baza ku mori jetë teknologjia moderne.

Në nisje të punimeve të takimit të nivelit të lartë, Sekretarja britanike për Teknologjinë, Michelle Donelan, njoftoi firmosjen e Deklaratës “Bletchley” mbi Sigurinë e Inteligjencës Artificiale. Deklarata “nënvizon nevojën për të kuptuar dhe për të trajtuar bashkërisht rreziqet e mundshme përmes një përpjekjeje të re, të përbashkët, globale”.

Kryeministri Sunak tha se teknologjia hap mundësi të reja, por gjithashtu paralajmëroi mbi kërcënimet që paraqet për njerëzimin inteligjenca artificiale e sofistikuar, pasi mund të përdoret për krijimin e armëve bërthamore apo mund të shfrytëzohet nga terroristët për të ngjallur frikë dhe shkatërrim.

Inteligjenca artificiale e sofistikuar (Frontier AI) është një term i shkurtuar që i referohet modeleve të fjalës së fundit dhe sistemeve më të fuqishme të inteligjencës artificiale, që tejkalon modelet e sotme më të avancuara teknologjike, por që mund të paraqesin rreziqe ende të panjohura.

“Qeveritë dhe jo kompanitë mund t’i mbrojnë njerëzit nga rreziqet e inteligjencës artificiale”, tha zoti Sunak javën e kaluar.

Megjithatë, gjatë të njëjtit fjalim, ai bëri thirrje për të vepruar me shpejtësi për të përcaktuar norma rregullatore ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke thënë se më së pari, është e nevojshme që kjo teknologji të kuptohet mirë.

Në dallim prej tij, zonja Harris nënvizoi nevojën për trajtimin e menjëhershme të rreziqeve, përfshirë “dëmet që po pëson aktualisht shoqëria si diskriminimi dhe përhapja e dezinformimit”.

Zonja Harris tha se administrata e Presidentit Biden është e angazhuar që në emër të njerëzve, të vërë para përgjegjësisë kompanitë, por në një mënyrë që nuk dëmton inovacionin.

Ajo vuri në dukje urdhrin ekzekutiv që nënshkroi këtë javë Presidenti Biden, që përcaktonte masa për mbrojtjen nga rreziqet e inteligjencës artificiale, si dëshmi se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin duke u bërë shembull, në zhvillimin e rregullave për inteligjencën artificiale që mbrojnë interesin publik.

Zonja Harris nxiti gjithashtu vendet e tjera që të nënshkruajnë një deklaratë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për përdorimin me “përgjegjësi dhe në mënyrë etike” të inteligjencës artificiale për qëllime ushtarake.

You Might Also Like

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Axhenda ndërkombëtare

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Ushtria ruse sulmon qytetin e Samarës. Ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Jam kryeministri i parë që s’kam asnjë me mbiemër të punësuar në ndonjë ministri

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Ish-kreu i dy bankave të mëdha shtetërore e quajti rënien e rublës 30 miliardë dollarë të varur në Indi
Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut
Babë e bijë vriten në sulmet ruse në Zaporizhja
Kaosi në Abkhazi mori epilogun e tij: Presidenti dha dorëheqjen, qytetarët festuan me vallëzime dhe të shtëna në ajër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?