Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot janë nderuar ata.
Kryeministri Albin Kurti, tha se edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi pasur çlirimtarë edhe para dëshmorëve të fundit.
“Erdhëm të bëjmë nderime para dy dëshmoreve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu sot me rastin e 34-vjetorit të rënies së tyre heroike. Edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne kemi pasur çlirimtarë edhe para dëshmorëve të fundit ne kemi pasur dëshmor të kombit të cilët kanë qenë paravajtës të qershorit të vitit 1999””, tha Kurti.
Sipas tij Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur jo vetëm popullit tonë ‘deri në frymën e fundit’.
“Ata punuan bashkë vepruan për çlirim dhe bashkim, për liri dhe drejtësi deri në frymën e fundit dhe por si Rexhep Malaj, Nuhi Berisha pesë vjet para tyre dhanë jetën për Kosovën për popullin shqiptar andaj, ne sot i kujtojmë me shumë mall dhe krenari. Lavdi Afrimit Fahriut””, tha Kurti.
Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, deklaroi se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet pa i kapur populli armët në dorë. Sipas tij dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet më të larat kombëtare.
“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë pararendës të luftës çlirimtare ata e dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë, ata që po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për të i nderuar ata. Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parimet më të shëndosha dhe me ideale tonë më të larta kombëtare. Lavdi Afrimit e Fahriut, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Konjufca.