By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita kritikon Qeverinë: Dje e kundërshtove tani po e lavdëron “Zajednicen”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita kritikon Qeverinë: Dje e kundërshtove tani po e lavdëron “Zajednicen”
Lajme

Opozita kritikon Qeverinë: Dje e kundërshtove tani po e lavdëron “Zajednicen”

Kosova Times
Last updated: 2023/11/03 at 3:32 PM
Kosova Times Published November 3, 2023
Share
SHARE

Forcat opozitare kane kritikuar qeverin e Kosovës lidhur me marrësveshjen duke thënë se ate qe deri dje e kritikoi tani po e lavderon.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli krasniqi, në fjalën e tij sot në seancën e Kuvendit iu drejtua kryeministrit se pse nuk tregon për vonesën e tij njëorësh.

Krasniqi tha se personalisht për të dhe për shumicën është e vështirë sot me ditë a me qeshë a me qajt.

“A me qeshë që erdhi dita 10 vite më vonë më ardh në të njëjtën foltore e me mbrojt ti “Zajednicën, a është kjo për më qeshë që ti vjen e na tregon së çfarë propozimi të mirë ke pranuar për zajednicën, a është më qajtë për 10 vite, një dekadë e humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës, të përçarjes të shoqërisë që ke instaluar në çdo pore të jetës, të jetëve të humbura që ti iu ke prirë e i ke mashtruar duke e kundërshtuar këtë “Zajednicë” të cilën sot ke ardh me e mbrojt, me arsyetua edhe me lavdërua me mbështetë”,tha Krasniqi.

Ai tutje tha se nuk tregove se çka përmban drafti se për atë të kemi thirrur duke ju referuar Kurtit, dhe duke i thënë tutje se transparenca është thelbësore, duke ia rikujtuar se është dashur që vetë të lajmërohet për raportim në kuvend.

“Arsyeja themelore është transparenca. Ju ke raportuar ambasadorëve, e jo deputetëve, cila është esenca mos me ardhë në Kuvend, e më të thirr, është dashtë vet me ardhë. Është hera e 2-3 që të thërrasim në seanca e ti vjen i ngarkuar nga e kaluara, sillesh si reporter, si gazetar”, tha Krasniqi.

Abdixhiku: Kurti paska vendosur t’i flasë masës së vet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, “ku paska vendosur t’i flasë masës së vet”.

Ai tha se ka vështirësi ta kuptoj kundërthënien e kryeministrit Kurti, sikundër tha ai, në vazhdimësi, të llojit: “jam i gatshëm ta nënshkruaj qysh sonte, por s’e kam pranuar”.

“Megjithatë e kuptoj gjuhën për masës, por është e trishtë, por kjo s’është brenga ime”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, tanimë po bëhen dy javë që nga pranimi i draft-propozimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

“Akti i pranimit të këtij dokumenti nga kryeministri i Kosovës, në prani të udhëheqësve të tre shteteve kryesore evropiane dhe jo vetëm, ka natyrë të një zotimi ndërkombëtar që nis si zotim institucional i popullit të Kosovës i shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të tij, përkatësisht kryeministrit të vendit”, deklaroi Abdixhiku.

Tahiri: Konfidencialiteti i Kurtit s`është tjetër veç arrogancë

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme parlamentare, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Kurti duke vlerësuar si papërgjegjësi totale nga ana e një udhëheqësi të vendit.

“Është për keqardhje që përmes këtij raportimi të vonuar, sot po mësojmë për gjëra përmes të cilave, me dashje apo pa dashje, po i bën favor Aleksandër Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione e duke i mbajtur në raport konfidencial”, deklaroi Tahiri.

Ai më tej shtoi se sikur kryeministri Kurti t’i besonte vullnetit të sovranit e të popullit, kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Kosovën, të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë.

“Ky kryeministër, duke mos pasur fuqi, duke mos pasur synim strategjik për ta shtyrë përpara një dialog, një agjendë të hapur të guximshëm në favor të shtetit të Kosovës, në mënyrë transparente me miq tanë ndërkombëtarë, me Amerikën, me BE-në, i kanë dhënë shkas që, fillimisht të shprehin mosbesim ndaj tij, si përfaqësues i popullit të Kosovës e pastaj si përfaqësues i qeverisë”, deklaroi Tahiri.

Duke bërë krahasimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në raport me dialogun mes Kosovës e Serbisë, në qasjen e tij në mënyrë konfidenciale si hap strategjik, deputeti Tahiri tha se për kryeministrin Kurti, konfidencialiteti është arrogancë.

Kusari-Lila: Sfidat që e përcollën procesin e dialogut ishin të vështira

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë.

Kusari-Lila tha se nga fillimi i qeverisjes së tyre kishin synim që t’i mbanin raportet e barabarta mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sfidat e dy viteve të fundit që e përcollën procesin e dialogut ishin të vështira dhe treguan një realitet tjetër”, tha ajo.

Ajo shtoi se viti 2022 ishte viti kur u vendos një standard i ri i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së veprimeve dhe vendimeve të republikës së Kosovës në raport me vendimet dhe veprimet e sjelljes së Serbisë.

“Në Bruksel me 26 tetor, sikur çdoherë në këto dy vitet e fundit, prapë u mbrojt dhe u fol vetëm në emër të interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Më 26 tetor, ashtu sikurse edhe me 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Serbia nuk nënshkroi marrëveshje me Kosovën”.

Sipas saj kjo tregon se synimi i qartë i Serbisë për moszgjidhjen e kësaj situate e në veçanti kur tani atje u shpallën edhe zgjedhjet parlamentare, për të cilat siç tha ajo një gjë është e sigurt, se nuk do të mbahen në Kosovë.

“Mirëpresim debatin e sotëm me konstruktivitet, dhe shpresoj që nëse bëhemi bashkë dhe nuk përsërisim gabimet të të kaluarës, natyrisht se e ardhmja jonë për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO është e sigurt”, tha Kusari-Lila.

You Might Also Like

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën

Kosova Times November 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lajçaku njoftohet me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
Nga sot hyjnë në përdorim beretat për njësitë e FSK-së
Gjykata miraton kërkesën qeveritare për mbylljen e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi
6 vende do të fillojnë të kontrollojnë sigurimin e anijeve të “flotës hije” ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?