Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tri automjete në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident, ku kanë qenë të përfshira, tri automjete katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, njofton Polici.
Bëhet e ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Policia.