By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: QKSS: Qeveria të paraqes një projekt-statut për themelimin e Asociacionit, BE-ja dhe NATO-ja të ofrojnë perspektivë për anëtarësimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > QKSS: Qeveria të paraqes një projekt-statut për themelimin e Asociacionit, BE-ja dhe NATO-ja të ofrojnë perspektivë për anëtarësimin e Kosovës
Ballina 1Lajme

QKSS: Qeveria të paraqes një projekt-statut për themelimin e Asociacionit, BE-ja dhe NATO-ja të ofrojnë perspektivë për anëtarësimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/06 at 11:24 AM
Kosova Times Published November 6, 2023
Share
SHARE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka theksuar se mosmarrëveshja e vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur një sfidë kryesore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim për media, QKSS thekson se në dritën e ngjarjeve të fundit, përfshirë sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023, i cili vuri në pah nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme, është e domosdoshme të ecim përpara me zbatimin efektiv të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (APN).

“Përkundër marrëveshjes fillestare verbale në Bruksel në shkurt të vitit 2023, presidenti serb Vuçiq refuzoi të nënshkruajë APN-në dhe e ka minuar vazhdimisht marrëveshjen në daljet e tij publike, duke e bërë shumë më të vështirë dhe sfiduese ndërtimin e një momentumi për zbatimin e saj. Përveç kësaj, dështimi për të arritur marrëveshje për një plan veprimi për zbatimin e APN-së në mars të këtij viti në samitin e Ohrit, e ndërlikoi më tej procesin dhe rriti tensionet”, thuhet në njoftim.

QKSS thekson se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pret që Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (ASM) dhe që Serbia të ndërmarrë veprime konkrete drejt njohjes de facto të pavarësisë së Kosovës.

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tha se “në qendër të mosmarrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se sillen rreth renditjes së veprimeve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe prandaj QKSS propozon një sekuencë alternative të veprimeve për të përmbushur pritjet e të gjitha palëve të përfshira në dialogun e normalizimit. Kjo perspektivë alternative fokusohet në zbatimin e balancuar dhe realist të APN-së, duke adresuar shqetësimet si të bashkësisë ndërkombëtare ashtu edhe të Kosovës.”

Sipas QKSS në këtë qasje të re, Qeverisë së Kosovës i rekomandohet që të paraqesë një projekt-statut për themelimin e ASM-së, njëkohësisht me Serbinë duke zyrtarizuar njohjen de facto të Kosovës, ndërsa BE-ja dhe NATO-ja ofrojnë perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE përmes statusit të vendit kandidat dhe NATO-s përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP).
Sipas Ramadan Ilazit, udhëheqës i hulumtimit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), “Nga perspektiva e Kosovës, zbatimi i plotë i APN-së ofron mundësinë më praktike për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe BE-në”.

Për të adresuar shqetësimet e Kosovës dhe për të siguruar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, sipas QKSS propozohet një shkëmbim letrash ndërmjet lidershipit kosovar dhe homologëve nga SHBA, Franca dhe Gjermania.

“Ky shkëmbim duhet të theksojë nevojën urgjente të Kosovës për të arritur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare si INTERPOL dhe UNESCO”, thuhet tutje në njoftim.

Presidenti i Këshillit Evropian (BE) i rekomandohet organizimi i një samiti ndërmjet Kosovës dhe pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të katalizimit të ndryshimeve pozitive në status quo-në aktuale.

“Themelimi i Asociacionit nga Kosova dhe zbatimi i marrëveshjes bazë (APN) nga Kosova duhet të çojë në njohje nga Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së.

Perspektiva alternative për sekuencën synon të sigurojë një rrugë të qartë për Kosovën, Serbinë, BE-në dhe SHBA-në për të ecur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe fillimit të negociatave për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që paraqet një hap të rëndësishëm drejt njohjes formale te Kosovës nga Serbia”, theksohet në njoftimin e QKSS.

QKSS do të publikojë në ditët në vijim një analizë tjetër rreth themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, dhe parimeve që duhet të respektojë në mënyrë që të jetë në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga dhjetori i vitit 2015.

You Might Also Like

Krasniqi: Fitore për Kushtetutën, humbje për Vetëvendosjen

Nga e hëna fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

Qeveria në detyrë miraton vendime për urën mbi Ibër dhe shërbimet e ujit

Dhuna ndaj të miturës trondit vendin, KOMF kërkon reagim urgjent

Osmani dhe ambasadori turk flasin për thellimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova Times November 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

” Parisi digjet – mijëra demonstrues në rrugë, policia hedhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Elina Duni vjen me jazz koncert në Gjilan
Kurti takon dy krerët e kompanive teknologjike, diskutojnë organizimin e forumit ekonomik
Edhe Rama uron Trumpin
Çfarë pritet nga vizita e udhëheqësit kinez në Evropë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?