By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet
January 26, 2026
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm
January 26, 2026
Kurti takon ambasadorin Hargreaves
January 26, 2026
Rrufeja godet tubimin pro-Bolsonaro në Brazil, dhjetëra të plagosur
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK e LDK kërkojnë transparencë për draftstatutin, AAK thotë se e ka lexuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK e LDK kërkojnë transparencë për draftstatutin, AAK thotë se e ka lexuar
Ballina 2Lajme

PDK e LDK kërkojnë transparencë për draftstatutin, AAK thotë se e ka lexuar

Kosova Times
Last updated: 2023/11/07 at 2:52 PM
Kosova Times Published November 7, 2023
Share
SHARE

Liderët e partive opozitare pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak kanë thënë se po mbahen në terr informativ sa i përket procesit të dialogut si dhe draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë thënë se ende nuk e kanë parë draftin që i është propozuar Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lajçaku u ka thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën, por se ata nuk e kanë parë ende dokumentin. Krasniqi ka thënë se takimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ishte informues.

“Ne fatkeqësisht nuk patëm mundësinë që ta konsultojmë tekstin integral. Ne besojmë që duhet të ketë vendosmëri më të madhe për të shkuar përpara në proces, por mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë sepse nuk po flasim veç për një marrëveshje në mesin e dhjetëra marrëveshjeve që janë diskutuar e nënshkruar në të kaluarën, por po flasim për një nga pjesët më kontroverse që janë diskutuar e kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë. Në këtë kuadër është për t’u kritikuar Qeveria për mungesë të plotë të transparencës për qytetarët dhe përfaqësuesve politikë, sepse është e pamjaftueshme të thuhet se ky draft është apo nuk është në pajtim me Kushtetutën pa i lexuar nga një perspektivë e ekspertizës kushtetuese të gjitha nenet dhe tekstin integral të marrëveshjes. Kam kërkuar nga Lajçaku që sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet. Kjo nuk është qasje e drejtë sidomos pas sulmit të 24 shtatorit”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se shqetësimet vazhdojnë pasi nuk i kanë parë ende detajet e tekstit. Sipas tij, vijat e kuqe të Kosovës kanë qenë të qarta që nga viti 2013, që Asociacioni të mos krijojë nivel të ri të pushtetit.

Ndërsa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se opozita po mbahet në terr sa i përket draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Angazhimi dhe ndarja e kohës me LDK-ën dhe opozitën është për t’u vlerësuar, përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në një formë apo tjerët në terr, për shkak të moszbardhjes së dokumentit, mosbërjes transparent së paku në parime”, është shprehur Haziri.

Sipas tij, dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhje të problemit dhe se situata pas 24 shtatorit kur ndodhi sulmi në Banjskë të Zveçanit ka ndryshuar, por këtë sipas Hazirit, nuk ka arritur ta shfrytëzojë Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak kanë pasur mundësi ta lexojnë në tërësi dokumentin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj ka thënë se kanë zhvilluar bisedë për hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe çfarë mund të pres Kosova pas zbatimit të planit franko-gjerman.

“E kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve në këto komuna. Çdo herë u referohet ligjeve dhe Kushtetutës. Komentet se a pajtohemi me këtë draft do të bëhen pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se Kosova me të drejtë kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve. Sipas tij, duhet garantuar Kosovën se nuk do të ketë shqetësime nga obligimet që merr sot.

“Mendojmë që duhet ta kemi mirëkuptimin e vendeve anëtare të NATO-s edhe atyre që nuk na njohin, që të lejojnë fillimin e marrëdhënieve kontraktuale për anëtarësim direkt në NATO me procedurë të shkurt siç ka ndodhur me Suedinë dhe Finlandën”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, duke komentuar takimet e mbajtura në Kosovë, ka thënë se ka pasur shkëmbime të mira të mendimeve për zhvillimet e fundit në dialog.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira të qëndrimeve për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara në këtë proces. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar ai në X.

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times November 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendje lufte

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Ministri Brendshëm Balla takim urgjent me homologun kosovar Sveçla: Të mos vonohen mërgimtarët kur kthehen në atdhe
QUINT dhe BE reagojnë pas mos-certifikimit të Listës Serbe
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 100 gjoba në trafik
Abazi: Humori më idiotesk i javës është që Ganiu e ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?