By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?
May 18, 2025
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllet kampi Liya në Bondsteel: Një grup afganësh mbetet ende në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbyllet kampi Liya në Bondsteel: Një grup afganësh mbetet ende në Kosovë
Ballina 1Lajme

Mbyllet kampi Liya në Bondsteel: Një grup afganësh mbetet ende në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/08 at 4:59 PM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Kampi që shërbente si shtëpi për qindra afganët e strehuar në Kosovë, u mbyll.

I ngritur në bazën amerikane Bondsteel në Ferizaj, Liya mbylli dyert pas dy vjetësh, edhe pse jo të gjithë banorët arritën të largoheshin nga Kosova.

Dhjetëra syresh mbeten ende në vend dhe, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, “ata vazhdojnë të marrin kujdes dhe ndihmë nga ShBA-ja”.

Por, se ku gjenden dhe cili është plani për ta, nuk është e qartë.

Ministria e Brendshme e Kosovës tha vetëm se ata janë të lirë të lëvizin.

Si përfunduan në Kosovë?

Nga fundi i verës në vitin 2021, kur në Afganistan morën pushtetin militantët talibanë, në Kosovë u strehuan afro 1.900 afganë.

Ata ishin kryesisht persona që kishin punuar me personelin ndërkombëtar, përpara se ai të largohej nga Afganistani, si dhe familjarë të tyre.

Ata u vendosën në kampin Liya dhe në një kamp tjetër pranë, Bechtel-Enka, i cili u mbyll më herët.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, afganët do të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor.

Marrëveshje të tillë, SHBA-ja kishte edhe me disa shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë.

REL-i raportoi në muajin gusht se të gjithë afganët, përveç rreth 30 prej tyre, janë riatdhesuar nga Kosova në vende të treta.

Siguria dhe privatësia

Ndryshe nga koha kur ishin në kampe dhe nuk mund të dilnin jashtë, afganët tani mund të lëvizin lirshëm në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha se, për arsye të sigurisë dhe privatësisë së tyre, nuk mund ta zbulojë lokacionin se ku gjenden, por konfirmoi se “një numër i vogël i tyre” vazhdon të mbetet në Kosovë.

“Siguria për këta qytetarë nuk dallon nga siguria e përgjithshme për qytetarët e Kosovës dhe, aktualisht, nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Ata mund të lëvizin në vendin tonë, bazuar në ligjet në fuqi, dhe nuk kanë kufizime të veçanta”, thuhet në një deklaratë të MPB-së dhënë Radios Evropa e Lirë.

Aty konfirmohet se, në bazë të marrëveshjes me ShBA-në, në Kosovë kanë hyrë gjithsej 1.893 afganë.

“Shumica e qytetarëve afganë, deri më tani, janë transferuar në vende të ndryshme të NATO-s dhe në ShBA”, tha MPB-ja, por nuk dha hollësi se çfarë është duke u bërë me grupin që gjendet ende në Kosovë.

Marrëveshja ShBA-Kosovë për këtë çështje fillimisht ishte për një vit, ndërsa u zgjat edhe për një vit tjetër në gusht të vitit 2022.

Pastaj, siç mori vesh REL-i, u arrit pajtimi për vazhdimin e qëndrimit të qytetarëve afganë edhe për një kohë në Kosovë.

DASh kujdeset për afganët e mbetur në Kosovë

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se ShBA-ja është duke punuar “për të identifikuar zgjidhje të duhura dhe afatgjata” për afganët që vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

“Për arsye sigurie dhe privatësie, ne nuk mund të japim specifika për rastet në fjalë. Një numër i vogël i afganëve mbeten në Kosovë dhe vazhdojnë të marrin kujdes dhe ndihmë nga SHBA-ja”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Nga ky institucion kanë thënë më herët për REL-in se për afganët, që u refuzohet zhvendosja në SHBA për shkak të moskalimit të verifikimit të sigurisë, Departamenti amerikan i Shtetit është në kërkim të shteteve që mund t’i pranojnë ata.

Kush ishin afganët e strehuar në Kosovë?

Sipas institucioneve të Kosovës, qytetarët afganë që u strehuan në Kosovë, ishin kryesisht bashkëpunëtorë të NATO-s dhe forcave të tjera aleate që prej fillimit të luftës në Afganistan në vitin 2001.

Agjencia Associated Press raportoi në tetor të vitit 2021 se dhjetëra afganë që janë dërguar në Kosovë, kanë pasur probleme të sigurisë gjatë procesit të verifikimit.

Atëkohë, gazeta New York Times raportoi po ashtu se “dhjetëra persona, që duket se kanë pasur të kaluar kriminale apo kanë pasur lidhje me militantët, janë dërguar në një bazë në Kosovë, ku fati i tyre është i pasigurt”.

Për këtë çështje, në nëntor të vitit 2021, foli zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili tha se autoritetet amerikane po vazhdojnë verifikimin e afganëve të vendosur në Kosovë, përpara se të transferohen në një vend të tretë.

Çka ndodhi në Afganistan?

Pas 20 vjetësh luftë, talibanët arritën fitore në Afganistan.

Grupi mori kontrollin e Kabulit më 15 gusht të vitit 2021.

Kjo ndodhi pasi forcat e huaja u tërhoqën nga Afganistani në bazë të një marrëveshjeje midis ShBA-së dhe talibanëve, e cila u arrit dy dekada pasi forcat amerikane i rrëzuan militantët nga pushteti.

Konflikti që zgjati nga viti 2001, la të vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe të zhvendosur miliona të tjerë.

Forcat talibane u zotuan se nuk do të lejojnë që Afganistani të bëhet një bazë për terroristët që mund ta kërcënojnë Perëndimin.

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci e kongrsmeni Hamadeh flasin për arritjet e ushtrisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
“Organizoni urgjentisht vazhdimin e dialogut në Bruksel, gjeni një zgjidhje për situatën aktuale”
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
Lavrov: Rusia nuk sheh asnjë mundësi për kompromis për “forcat paqeruajtëse” në Ukrainë
Instituti per studimin e luftes: Rusët po përgatiten për fazën e dytë të ofensivës në rajonin e Kharkivit, qëllimi është…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?