By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Izrael dhe kërkohet lirimi i pengjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Izrael dhe kërkohet lirimi i pengjeve
Ballina 1Lajme

Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Izrael dhe kërkohet lirimi i pengjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/11/09 at 9:10 PM
Kosova Times Published November 9, 2023
Share
SHARE
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u ndezën qirinj për 1.400 personat e vrarë në Izrael dhe u bë thirrje për lirimin e 239 pengjeve të marrë nga Hamasi në Rripin e Gazës.Në ngjarjen që u organizua nga Oda Ekonomike Kosovë-Izrael, ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, tha se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, bota tha “kurrë më nuk do të ketë masakër të hebrenjve”. Por, sipas saj, më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin, ata “masakruan në mënyrë brutale” 1.400 persona, përfshirë edhe shtetas të huaj.
Fotografitë e pengjeve të kapur nga Hamasi.
Fotografitë e pengjeve të kapur nga Hamasi.
“Ngjarjet e 7 tetorit përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha ajo përmes video-lidhjes, duke sqaruar se për shkak të luftës e kishte të pamundur të merrte pjesë fizikisht në këtë ngjarje.Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të ambasadave në Kosovë dhe ambasadorë të akredituar, përfshirë ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, duke nderuar viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, duke nderuar viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Që kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, ushtria izraelite ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës dhe trupat izraelite po kryejnë edhe sulm tokësor me qëllim të shkatërrimit të grupit militant.Si pasojë e luftimeve, mbi 10.000 palestinezë janë vrarë në Gazë, kanë thënë autoritetet shëndetësore të këtij territori që udhëhiqet nga Hamasi.Ambasadorja Ziv tha se në mesin e të vrarëve në Izrael ishin 287 shtetas të huaj.Ndërkaq, sa u përket pengjeve, 127 prej tyre janë të huaj. “Në mesin e të rrëmbyerve janë 35 fëmijë – dhjetë prej tyre nën moshën 5-vjeçare – dhe ka edhe foshnja disa muajsh”, tha Ziv.
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, duke iu adresuar të pranishmëve përmes video-lidhjes.
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, duke iu adresuar të pranishmëve përmes video-lidhjes.
“Në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, Hamasi po ua mohon 239 pengjeve të drejtat e tyre themelore njerëzore, duke pamundësuar vizitat nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Izraeli kërkon që Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të lejohet të vizitojë të rrëmbyerit dhe t’i furnizojë ata me ilaçe dhe trajtime mjekësore dhe ne presim që komuniteti ndërkombëtar të marrë masa për të ofruar sigurinë e tyre dhe të punojë në lirimin e tyre”, tha ambasadorja izraelite në Kosovë.Deri më tani, Hamasi ka liruar katër pengje, ndërkaq një është shpëtuar nga forcat izraelite. Grupi militant ka ofruar lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael, por Izraeli ka hedhur poshtë këtë ofertë.Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë grupin e Hamasit dhe të lirojë pengjet.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, Skender Hyseni, tha se populli i Kosovës e ndien dhe e di më së mirë se çfarë do të thotë kjo që ka ndodhur në Izrael.
Qirinj të ndezur për viktimat në Izrael.
Qirinj të ndezur për viktimat në Izrael.
Në Prishtinë, që kur ka shpërthyer lufta Izrael-Hamas, janë mbajtur disa marshe në mbështetje të popullit palestinez.

You Might Also Like

Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin

Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë

LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë

Kontrabandë me vlerë 5.5 milionë euro në Morinë, sekuestrohen 2194 celularë

Hamza në Kaçanik premton se PDK do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve

Kosova Times November 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Qëndrime në Bali, bileta për koncert të Beyonces: Të hyrat shtesë të gjyqtarëve të Supremes në ShBA

Kosova Times Kosova Times June 8, 2024
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
SPERTK: Nëse deri më 14 gusht, nuk ka paga do dorëzohet padi në gjykatë
Kurti: Puna e policëve prishi rehatinë e bandave kriminale në veri
Aktorët e Teatrit Kombëtar në grevë, anulohet “Moisiu”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?