By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Kremoze, krokante dhe me shije çokollate: Një recetë për një ëmbëlsirë të shijshme që mban aromë rumi dhe bajamesh
December 11, 2025
Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët
December 11, 2025
Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje
Ballina 2Rajon / Botë

Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje

Kosova Times
Last updated: 2023/11/09 at 9:20 PM
Kosova Times Published November 9, 2023
Share
SHARE
Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti.Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”.Ky rast u denoncua në një emision hulumtues në mediat shqiptare, të cilit iu drejtuan prindërit e vajzës. Pamjet e publikuara tregonin se edukatorja e tërhiqte me forcë 3-vjeçaren, së cilës i kishte mbetur këmba në hapësirën mes krevateve. Sipas prindërve, në atë moment i është thyer kocka e kofshës, ndërsa në video dëgjohet që vajza qanë. Veprimet e tjera të edukatores vijojnë me fjalor fyes, dhe me ushtrim dhune edhe pasi vajza është ngritur nga gjumi dhe vazhdon të qajë. Prindërit e saj kanë treguar se janë njoftuar nga drejtues të kopshtit rreth pesë orë pas këtij incidenti. Sipas tyre, drejtuesit e kopshtit janë përpjekur ta fshehin ngjarjen, duke u thënë se enjtja e këmbës kishte ndodhur nga pickimi i ndonjë insekti. Por, mjekët kanë konstatuar se bëhej fjalë për thyerje të kockës (femurit).Ngjarja ka nxitur reagimin e shoqërisë në Shqipëri. Fillimisht u protestua ditën e martë në dyert e kopshtit jopublik, i cili u mbyll menjëherë me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ndërsa të enjten, qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit.Protestuesit në Tiranë kërkuan dorëheqjen e krerëve të Ministrisë së Arsimit.
"Mos përfito nga fakti që unë nuk mbrohem dot", shkruan në një pankartë.
“Mos përfito nga fakti që unë nuk mbrohem dot”, shkruan në një pankartë.
Kërkesa vjen pasi vetë ministria pranoi se kopshti nuk kishte licencë nga ky institucion. Pronari e kishte regjistruar kopshtin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk kishte licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti në shërbim të fëmijëve.Ministria e Arsimit deklaroi se përgjegjësia e saj është vetëm pajisja me licencë, por jo kontrolli nëse biznese të tilla ushtrojnë aktivitete pa licencë. Megjithatë, ky insitutucion vendosi ngritjen e një task-force për të verifikuar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitete në shërbimet për fëmijët.
Protestuesit kërkuan që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Protestuesit kërkuan që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
“Duhet patjetër kontroll dhe çerdhet private. Janë bërë si kërpudha. Skena të tmerrshme. Edukatoret nuk e dinë se çfarë kualifikimi kanë, i marrin dhe i sjellin aty”, tha një protestuese.Është e paqartë se si ka arritur ky kopsht të funksionojë pa licencë dhe pa iu përgjigjur institucioneve sa i përket detyrimeve nga taksat dhe tatimet. Pronari i kopshtit është proceduar për tri akuza: “ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave”, dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”.Protestuesit më pas vazhduan marshin e tyre nga Ministria e Arsimit drejt asaj të Brendshme.“Jemi këtu për të kërkuar drejtësi për të funksionuar institucionet si duhet”, tha një qytetare, ndërsa folës të ndryshëm në protestë kërkuan që kjo ngjarje të pasohet me dorëheqje të zyrtarëve nga dy ministritë.Veç dhunës së ushtruar në kopsht, neglizhencës së institucioneve që kanë lejuar funksionimin e këtij subjekti, ka dyshime se edhe policia e ka neglizhuar ngjarjen. Për këtë arsye dy punonjës të komisariatit numër 1 në Tiranë, me gradë nënkomisar janë pezulluar dhe po hetohen për “shpërdorim detyre”.Policia tha se “ka dyshime se dy nënkomisarët, nuk kanë kryer veprimet e duhura hetimore për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit”.Të pezulluar janë edhe tre oficerë të policisë. Prindërit që ishin në protestë kanë kërkuar që të garantohet siguri për fëmijët në kopshte dhe shkolla përmes kontrolleve periodike në të gjitha institucionet e arsimit.

You Might Also Like

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

FOTO Përqafime dhe puthje në tapetin e kuq

VIDEO Dikush e goditi Trumpin me derë, dhe reagimi i tij është qesharak: Ja çfarë ndodhi në aeroplan

VIDEO Skandal në Poloni, politikani sulmon gazetarin para kamerave televizive: ‘Mos më prekni!’

Kosova Times November 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës, arrestohet i dyshuari

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
Arkady Babchenko u arrestua në Talin. Ai hodhi vezë në drejtim të ambasadës ruse
Turistët morën drogë në një tavolinë në Beograd dhe shkatërruan hotelin
Tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë u arrestuan
Baerbock bën thirrje për kujdes në marrëdhëniet me Kinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?