By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë: Izraeli është pajtuar për pauzë 4-orëshe në ditë në veri të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtëpia e Bardhë: Izraeli është pajtuar për pauzë 4-orëshe në ditë në veri të Gazës
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë: Izraeli është pajtuar për pauzë 4-orëshe në ditë në veri të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/09 at 6:30 PM
Kosova Times Published November 9, 2023
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli është pajtuar për pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës, ku po lufton me militantët palestinezë të Hamasit.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet.

Presidenti Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të vendoste pauza ditore. Këtë kërkesë ai e kishte bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi në fillim të kësaj jave.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, tha se pauza e parë humanitare do të shpallet të enjten. Sipas tij, izraelitët janë zotuar se do të njoftojnë për pauza katërorëshe të paktën tre orë para se të nisë pauza humanitare.

Biden u tha gazetarëve se ai u ka kërkuar izraelitëve për një “pauzë më të gjatë se tre ditë” gjatë negociatave për lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi, por përjashtoi mundësinë e një armëpushimi të përgjithshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar Izraelin javën e kaluar se po rrezikon të shkatërrojë mundësinë për paqe nëse nuk vepron menjëherë për të përmirësuar kushtet humanitare në Gazë për civilët palestinezë, teksa Izraeli po intensifikon luftën kundër Hamasit.

Në thirrjen drejtuar Izraelit për pauzë të operacioneve ushtarake në Gazë për të lejuar dërgimin e menjëhershëm të ndihmës, Blinken tha se situata mund të shtyjë palestinezët drejt radikalizmit dhe të prishë mundësitë për bisedime eventuale të paqes pas përfundimit të konfliktit.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi ky grup militant palestinez më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.400 persona dhe duke marrë pengje mbi 200 të tjerë.

Që atëherë, Izraeli ka sulmuar nga toka dhe ajri Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.

Izraeli u ka bërë thirrje banorëve në veri të Gazës që të largohen për në jug, përderisa po vazhdon lufta me Hamasin.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftimeve janë vrarë mbi 10.000 palestinezë.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times November 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Nesër vendosin Like-at e vërtet

Kosova Times Kosova Times November 8, 2025
Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë
Krasniqi: U rritëm për 50 mijë vota, rezultat historik
Opozitari rus Gozman: “Rusia është sëmurë dhe sëmundja është, për fat të keq, e pashërueshme”.
Parku monstruoz: Një vend i ndërtuar për të tronditur vizitorët pranë Romës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?