By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja e dënon Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe civilëve si “mburoja njerëzore”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja e dënon Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe civilëve si “mburoja njerëzore”
Rajon / Botë

BE-ja e dënon Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe civilëve si “mburoja njerëzore”

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 4:58 PM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Vendet e Bashkimit Evropian (EU) e kanë dënuar të hënën Hamasin për, siç thanë, përdorimin e spitaleve dhe civilëve “si mburoja njerëzore” në luftë kundër Izraelit.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja e kanë shpallur Hamasin organizatë terroriste.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të hënën se, në të njëjtën kohë, blloku i kërkon Izraelit “të vetëpërmbahet maksimalisht në mënyrë që ta shmangë shkaktimin e viktimave në mesin e civilëve”.

Në një takim me ministrat e Jashtëm të bllokut, Borrelli e cilësoi deklaratën të cilën e lëshoi në emër të të gjitha 27 vendeve si shenjë e unitetit, pasi tash e sa javë ka pasur shpesh deklarata kundërthënëse për atë se si duhet BE-ja t’i adresohet luftës Izrael-Hamas.

“Ju e dini sa e vështirë ka qenë kohëve të fundit – pas votimit në Kombet e Bashkuara, ku vendet votuan në mënyra të ndryshme – për ta paraqitur një qasje plotësisht të përbashkët”, tha Borrell.

Vetëm pak orë pasi liderët e BE-së thanë se ka unitet për luftën Izrael-Hamas më 28 tetor, shtetet anëtare ishin plotësisht të ndara gjatë një votimi për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme që bënte thirrje për armëpushime humanitare në Gazë.

Tani, megjithatë, vendet e BE-së thanë në një komunikatë se iu bashkohen “thirrjeve për pauza të menjëhershme në luftime dhe për korridore humanitare, përfshirë përmes kapacitetit të shtuar në pikëkalime dhe përmes një rruge të dedikuar detare, në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë sigurt te populli i Gazës”.

Ato, po ashtu, i përsëritën “thirrje që Hamasi t’i lirojë menjëherë dhe pakushte të gjitha pengjet”.

Dhe thanë se “BE-ja e dënon përdorimin e spitaleve dhe civilëve si mburoja njerëzore nga Hamasi”.

Izraeli thotë se Hamasi strehohet në mesin e civilëve në spitale, dhe se spitali më i madh i Qytetit të Gazës, Shifa, është shembull parësor i kësaj. Izraeli pretendon se militantët e kanë një qendër komandimi brenda dhe nën spital.

Izraeli nuk ka ofruar video apo fotografi për t’i dëshmuar këto pretendime, megjithëse ka shpërndarë pamje të militantëve duke vepruar në lagjet e banimit dhe duke i vendosur raketat dhe armët pranë shkollave dhe xhamive.

Vendet e BE-së nuk bënë thirrje për armëpushim në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Më shumë se 11.000 palestinezë, dy e treta gra dhe fëmijë, janë vrarë prej se nisi lufta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe militantëve të vdekur në përllogaritje. Rreth 2.700 janë raportuar të zhdukur dhe besohet se kanë ngecur apo vdekur nën rrënoja.

Së paku 1.200 njerëz u vranë në Izrael, shumica e tyre civilë, në sulmin fillestar të Hamasit, i cili e nxiti luftën.

Ndërsa, 46 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë prej fillimit të ofensivës tokësore.

Rreth 250.000 izraelitë janë detyruar të evakuohen nga komunitetet pranë Gazës, ku militantët palestinezë po gjuajnë ende me raketa, si dhe përgjatë kufirit verior me Libanin.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Edhe BE-ja e zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk përfilli këshillat për targat e makinave

Kosova Times Kosova Times October 29, 2022
Testimi i mësimdhënësve nuk është obligativ, fillon si testim për avancim
Ngjarjet e datës 12 prill
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, “ende e vlefshme”
Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?