By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Evropës: Marrëveshja Shqipëri-Itali rrit shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Këshilli i Evropës: Marrëveshja Shqipëri-Itali rrit shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli i Evropës: Marrëveshja Shqipëri-Itali rrit shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 3:58 PM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, tha se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

“Memorandumi i mirëkuptimit ngreh një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që mund të ketë zbatimi i tij ndaj të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve. Memorandumi krijon një regjim ad hoc azili ekstraterritorial, të karakterizuar nga shumë dykuptimësi ligjore. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të minojë masat mbrojtëse për të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë për shkeljen e rregullave, duke rezultuar në trajtim diferencial në mes atyre që aplikimet për azil do të shqyrtohen në Shqipëri, dhe atyre që do të shqyrtohen në Itali”, tha ajo përmes një deklarate.

Mijatoviq tha se ky memorandum është një tregues i një dëshire të shfaqur edhe në shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët po shqyrtojnë modele të ndryshme për azilkërkuesit si “zgjidhje të shpejtë” të sfidave të ndërlikuara që paraqesin ardhja e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve.

“Megjithatë, këto masa rrisin në mënyrë të ndejshme rrezikun për të ekspozuar refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Bartja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete stimulon shtetet e tjera që të veprojnë njësojë, gjë që rrezikon që të krijojë një efekt domino që të do minonte sistemin evropian dhe botëror për mbrojtje ndërkombëtare”, tha Mijatoviq.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe dhe ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çështja e dinarit, Vuçiq shpreson se do të gjinden mënyra për ta zgjidhur

Kosova Times Kosova Times February 29, 2024
Kryeprokurori Kelmendi takon profesorin Salihu, vlerëson lart kontributin e tij
Konsullata e përgjithshme kineze është dëmtuar në Odessa si pasojë e granatimeve ruse
U rrëzua te Piramida, ndërron jetë në spital punonjësja e policisë në moshën 22-vjeçare
Opozita bjelloruse paraqet pasaportën e “Bjellorusisë së Re” në Varshavë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?