By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Vjenë kërkon që grupi i Radoiçiqit të ekstradohet në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Vjenë kërkon që grupi i Radoiçiqit të ekstradohet në Kosovë
Ballina 1Lajme

Kurti në Vjenë kërkon që grupi i Radoiçiqit të ekstradohet në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/14 at 1:00 AM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti kërkoi ekstradimin në Kosovë të MiIan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilët kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë. Radoiçiq në Serbi, sipas Kurit, është mbajtur vetëm dy orë nga policia dhe është liruar. E për ekstradimin e tij dhe grupit kriminal, kryeministri kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Këto komente kryeministri Albin Kurti i bëri në një intervistë në Vjenë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai tha se janë konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim, makina të blinduara e pajise të rënda ushtarake. Po ashtu Kurti përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët. E po ashtu Serbia kishte planifikuar që do ta përdorim edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet, tha Kurti.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile, dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.

“Liberalizmi është shumë i dobishëm, por edhe shumë i vonuar, pasi që Kosova i ka plotësuar kushtet vite më radhë, e tash na duhet integrimi në BE, marrja e vendit kandidat dhe shpresoj që me zell i përgjigjemi pyetjeve të BE-së. Po ta fitonim liberalizimin para disa viteve ishte ngjarje e madhe, tanimë nuk është e madhe”.

Kurti këtu foli edhe për punësimin jashtë vendit, për tregun e punës, por edhe për remitencat.

Në pyetjet edhe para gazetarëve, kryeministri tha se është hera e tretë që merr pjesë në këtë diskutim, derisa tha se brenda pak ditësh arrin në përmbushjen e dy të tretave të mandatit të tij si shef i qeverisë, ndërsa këtë periudhë e konsideroi të suksesshme.

“Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, kemi pasur edhe përparim ekonomik edhe demokratik. Kemi pasur rritje ekonomike prej 10 .6 % të bruto produktit vendor në vitin 2021, në vitin 2022 ishte 5.2%, ndërsa në këtë vit 3.8% rritje reale”, deklaroi Kurti, i cili foli edhe për eksportin, krizën energjetike dhe zhvillimet tjera ekonomike në rajon.

You Might Also Like

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia nën panik, 90 kërcënime brenda disa ditëve, 24 prej tyre nga rrjetet sociale, 8 të mitur të ndaluar

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
Përmes fotove ilustrohen ngjarjet kryesore të 2022
Rusia thotë se i rrëzoi tre dronë ukrainas afër Moskës
Një mjek rus zbuloi sekretin e rregullimit të presionit të lartë të gjakut – pa ilaçe
Prezantohet plani ndërkomunal i menaxhimit të mbeturinave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?