By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot është Dita Botërore e Diabetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Sot është Dita Botërore e Diabetit
Shëndetësi

Sot është Dita Botërore e Diabetit

Kosova Times
Last updated: 2023/11/14 at 9:15 AM
Kosova Times Published November 14, 2023
Share
SHARE

Sot është Dita Botërore e Diabetit dhe tradicionalisht kjo ditë mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, ku bëhet thirrje për të parandaluar këtë sëmundje globale.

 

Në vitin 2007 Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 61/225 duke përcaktuar 14 Nëntorin si Ditën Botërore të Diabetit. Rezoluta inkurajoi gjithashtu shtetet anëtare të zhvillojnë politika kombëtare për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin e diabetit në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave etj.

Të dhënat e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, kanë treguar se janë mbi 380 milionë të prekur me diabet ku pritet që numri i tyre të arrijë në 600 milionë në vitin 2035 në të gjithë botën.

Numri më i madh i njerëzve me diabet i përket grup-moshës 40-50 vjeç.

Këshilla:

1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën

2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara

3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë

4- Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)

5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra

6- Efikase edhe bajamet

Si ndikojnë emocionet në ekuilibrin e diabetit?

Ekuilibri i diabetit është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Ekziston një lidhje e ngushtë funksionale ndërmjet sistemit endokrin dhe atij nervor. Qetësia shpirtërore dhe emocionale stabilizon gliceminë dhe lehtëson kontrollin e diabetit.

Në të kundërt, shqetësimet, fatkeqësitë, grindjet, ankthi dhe frika, në përgjithësi pasohen nga çlirimi në gjak i adrenalinës dhe kortizoilit, hormone që bllokojnë veprimin e insulinës, duke u bërë shkak për rritjen e glicemisë. Në këtë rast mund të lindë nevoja për të rritur dozën e zakonshme të mjekimit që ju përdorni.

Me rastin e kësaj dite, edhe në Kosovë do të organizohen një sërë aktivitetesh vetëdijësimi në komunat e vendit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë të rrumbullakët për Ditën Botërore të Diabetit.

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Kosova Times November 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Veliaj : Mirëpres dhe mbështes hapat procedurale të prokurorisë e posaçme

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Analizë: Kërcënimet ruse për luftë bërthamore po funksionojnë vërtet
Gjermania voton për parlamentin dhe kancelarin e ri
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollahun mund të arrihet brenda ditësh
Në Afrikë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të mpox
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?