Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të këtij viti.

Sikurse Thaçi e Veseli, edhe Krasniqi e Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Katër krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi i tyre. Sot pritet t`i vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha.

Një ditë më parë, përmes video-lidhjes ka filluar dëshminë dëshmitari Shefqet Kabashi. Ai iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, me arsyen se dëmtojnë shumë njerëz.

Vendimin e plotë publik në gjuhën angleze, mund ta gjeni këtu.