By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
May 18, 2025
Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV
May 18, 2025
Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin
May 18, 2025
Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
May 18, 2025
BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse u zhvendos në Prishtinë pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë në Luftën e Parë Botërore?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pse u zhvendos në Prishtinë pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë në Luftën e Parë Botërore?
Ballina 1Lajme

Pse u zhvendos në Prishtinë pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë në Luftën e Parë Botërore?

Kosova Times
Last updated: 2023/11/15 at 7:11 PM
Kosova Times Published November 15, 2023
Share
SHARE

Monumenti i ushtarëve të rënë serbë në Luftën e Parë Botërore 1912-1918, për disa ditë me radhë po tërheq vëmendjen e një pjese të publikut serb në Kosovë dhe reagimet nuk kanë të ndalur.

Contents
Si erdhi deri te kjo?Reagimet që pasuan

Ky monument gjendet në varrezat ortodokse në Prishtinë, në vendin ku janë varrosur ushtarët serbë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore. Pikërisht në këtë vend, disa vite më parë, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë festuan Ditën e Armëpushimit.

Varreza e ushtarëve serbë të rënë më 1912 - 1918, Prishtinë.
Varreza e ushtarëve serbë të rënë më 1912 – 1918, Prishtinë.

Dita e Armëpushimit shënohet në të gjithë botën më 11 nëntor për të përkujtuar nënshkrimin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Kjo ditë shënohet në të gjithë Evropën dhe vendet e Komonuelthit e festojnë atë si Ditën e Përkujtimit, amerikanët si Ditën e Veteranëve ose Ditën e Përkujtimit.

Deri para pak kohësh pranë atij monumenti ishte edhe një pllakë përkujtimore kushtuar ushtarëve francezë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore. Midis këtyre monumenteve është një më i vogël që nderon ushtarin e rënë gjerman më 2015.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës shënojnë Ditën e Armëpushimit për të nderuar të gjithë ushtarët e tyre të rënë më 11 Nëntor 2022. Pllaka e ushtarëve të rënë serbë (majtas) dikur ishte pranë pllakës së ushtarëve francezë.
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës shënojnë Ditën e Armëpushimit për të nderuar të gjithë ushtarët e tyre të rënë më 11 Nëntor 2022. Pllaka e ushtarëve të rënë serbë (majtas) dikur ishte pranë pllakës së ushtarëve francezë.

Dita e Armëpushimit u festua edhe këtë vit, më 11 nëntor. Mirëpo, në vendin ku dikur ishte një monument kushtuar ushtarëve serbë, tani gjendet një pllakë përkujtimore kushtuar ushtarëve francezë të vrarë në Kosovë.

 

Ndërsa, pllaka përkujtimore për ushtarët serbë është zhvendosur nga ana e varrit.

Ishin fotot e publikuara nga ambasadat nga shënimi i sivjetshëm i Ditës së Armëpushimit që shkaktuan reagime të furishme në mesin e komunitetit serb, pasi në to nuk u pa pllaka përkujtimore për ushtarët serbë në vendin ku kishte qenë paraprakisht.

Një pamje e memorialit të ushtarëve të rënë francezë në varrezat ortodokse serbe në Prishtinë, 11 nëntor 2023.
Një pamje e memorialit të ushtarëve të rënë francezë në varrezat ortodokse serbe në Prishtinë, 11 nëntor 2023.

Si erdhi deri te kjo?

Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në një komunikatë të përbashkët për media kanë pranuar se monumenti i luftëtarëve të rënë serbë në Luftën e Parë Botërore është zhvendosur me iniciativën e tyre.

Siç thonë ata, “në vitet e fundit, dhe veçanërisht në vitin 2022, kjo ceremoni e përbashkët franko-gjermane u njollos nga polemika në media të caktuara në Kosovë në lidhje me praninë e një stele [pllakë përkujtimore] për nder të ushtarëve serbë që vdiqën mes viteve 1912 dhe 1918”.

Pllaka e ushtarëve francezë të rënë në Kosovë.
Pllaka e ushtarëve francezë të rënë në Kosovë.

“Serbia dhe Franca kanë qenë aleate gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo polemikë ishte e padenjë për kujtimin e të gjithë ushtarëve: ushtarëve francezë, gjermanë dhe serbë të rënë në Luftën e Parë Botërore, por edhe 18 ushtarëve francezë që vdiqën gjatë shërbimit në KFOR, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

“Vendosja e një stele të re në përkujtim të sakrificës së të gjithë ushtarëve francezë në Kosovë është bërë me iniciativën e Ambasadës së Francës. Më pas, në shenjë respekti për ushtarët serbë, stela është zhvendosur vetëm disa metra, me respektin më të madh pas njoftimit të Komunës. Asnjë trup i vetëm i një ushtari nuk u zhvendos. Kjo stelë mbetet plotësisht e dukshme në të njëjtin vend”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë.

Pllaka e ushtarëve të rënë serbë me mbishkrimin: Këtu gjenden eshtrat e ushtarëve serbë të rënë në luftërat e viteve 1912-1918.
Pllaka e ushtarëve të rënë serbë me mbishkrimin: Këtu gjenden eshtrat e ushtarëve serbë të rënë në luftërat e viteve 1912-1918.

Aty shtohet se ambasadat janë “të zhgënjyera që ky gjest u keqinterpretua dhe çoi në shfrytëzim politik”.

Reagimet që pasuan

Famullitari i Kishës Ortodokse në Prishtinë, Stanisha Arsiq, ishte i pari që vuri në dukje zhvendosjen e monumentit nëpërmjet një komunikate për media, duke thënë se rastin e ka raportuar në polici dhe se i është thënë se ambasadat e Francës dhe Gjermania e kishin iniciuar një gjë të tillë.

Pastaj Dioqeza e Rashkës-Prizrenit bëri të ditur se askush nuk është konsultuar me komunitetin serb që i shfrytëzon varrezat, e as me Kishën Ortodokse Serbe, e cila “përkujdeset shpirtërisht për varrezat ortodokse në Kosovë”, në lidhje me zhvendosjen e monumentit të ushtarëve të rënë serbë.

Njoftimi përfundon se kjo mënyrë tregon “mosrespekt” ndaj një memoriali në varrezat ortodokse dhe se bëhet fjalë për “rishkrimin e historisë”.

Një mbishkrim i vendosur në një gur për ushtarët e rënë francezë në Kosovë, në varrezat ortodokse serbe.
Një mbishkrim i vendosur në një gur për ushtarët e rënë francezë në Kosovë, në varrezat ortodokse serbe.

Përveç Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kanë reaguar edhe partitë politike serbe, aktivistë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucione të Serbisë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, ka kërkuar nga ambasadori francez dhe ai gjerman që monumentin e zhvendosur ta kthejnë në vendin e tij origjinal, mbi varrin ku janë varrosur eshtrat e ushtarëve serbë të vrarë në Luftën e Parë Botërore.

Në njoftim thuhet se presin një falje nga Ambasada franceze dhe ajo gjermane.

Demokracia Serbe, e cila së fundi u shndërrua në parti nga Iniciativa Qytetare për Mbijetesë Serbe, vlerësoi se zhvendosja e monumentit “thellon edhe më tej mosbesimin e popullit serb ndaj ambasadave të huaja në Kosovë dhe autoriteteve të Kosovës”.

Pllaka e ushtarëve të rënë francezë ndërsa në sfond shihet flamuri i Francës.
Pllaka e ushtarëve të rënë francezë ndërsa në sfond shihet flamuri i Francës.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cilësoi heqjen dhe zhvendosjen e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë si “fshirje të të gjitha gjurmëve të ekzistencës serbe në Kosovë dhe rishkrim brutal të historisë”.

Ndërkohë, Dragisha Mijaçiq, koordinator i grupit punues të Beogradit për Kapitullin 35 të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, nisi një peticion online më 13 nëntor për ta kthyer monumentin ushtarëve të rënë serbë në vendin e tij.

Peticioni, i cili deri më tani është nënshkruar nga rreth 2.500 persona, kërkon gjithashtu një falje publike nga dy ambasadorët për “veprimin e tyre të pamenduar”.

Ambasadat e Gjermanisë dhe Francës në Prishtinë nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it nëse do t’u përgjigjen këtyre kërkesave të publikut serb dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Prishtina zyrtare nuk është deklaruar për këtë çështje.

You Might Also Like

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

Kosova Times November 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët

Kosova Times Kosova Times June 6, 2023
Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
WSJ: Shtetet e Bashkuara refuzuan të dërgonin teknikë F-16 në Ukrainë
Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së
Policia e Kosovës trajnon operatorë me qen zyrtar për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?