By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Angazhimi i punëtorëve të huaj i kushtueshëm për afaristët maqedonas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Angazhimi i punëtorëve të huaj i kushtueshëm për afaristët maqedonas
Ballina 2Rajon / Botë

Angazhimi i punëtorëve të huaj i kushtueshëm për afaristët maqedonas

Kosova Times
Last updated: 2023/11/16 at 4:32 PM
Kosova Times Published November 16, 2023
Share
SHARE

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se është shumë e vështirë që të sigurohen punëtorët nga jashtë për shkak të proceduarave të ndërlikuara.
Ata ankohen se nuk arrijnë t’i respektojnë afatet për punët e kontraktuara, veçanërisht kompanitë e ndërtimit për shkak të mungesës së punëtorëve.

Maqedonia e Veriut më së shumti punëtorë të importuar ka nga Turqia, megjithëse nuk mungojnë dhe punëtorët nga vendet fqinje si Serbia, Kosova e Shqipëria.

Kompanitë që kanë nevojë për punëtorë thonë se mungesa e përfaqësive diplomatike në vendet e Lindjes vështirëson importin e punëtorëve nga këto vende.

Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve për Radion Evropa e Lirë thekson se nëse një punëtor nga vendet e lindjes, si Bangladeshi, dëshiron të punojë në Maqedoninë e Veriut, ai duhet të paraqitet në Indi vendin më të afërt dhe më pas të marrë leje pune nga shumë institucione të vendit dhe përgjigjja të kthehet në përfaqësinë diplomatike në Indi.

Ai tregon se një koleg i tij që posedon fabrikë tekstili në Serbi, i ka 20 punëtorë nga Bangladeshi, duke treguar se për Serbinë më lehtë është të gjejë punëtorë të huaj.

“…më lehtë është që Serbia t’i importojë këta punëtorë, dhe më pas ata të kalojnë në Maqedoninë e Veriut, pasi ne me këtë vend fqinj kemi marrëveshje reciprociteti dhe këta punëtorë mund të kyçen në tregun e punës me lejen e punës nga Serbia”.

“Procedurat e koklavitura dhe mungesa e përfaqësive diplomatike bën që prurja e një punëtori nga jashtë, si Bangladeshi, të marrë të paktën 6 muaj kohë për kompletimin e dokumentacionit” thekson Dimitrov.

Punëtorëve nga Lindja e Largët u duhet kohë që të përshtaten në tregun e punës

Sipas afaristëve, punëtorët nga Lindja e Largët e kanë shumë të vështirë të përshtaten në Maqedoninë e Veriut për shkak të mentalitetit të punës, por edhe përgatitjes profesionale.

“Bëhet fjalë për një shtresë të punëtorëve nga Lindja e Largët, vende këto ku sistemet edukative dhe kultura e punës është krejtësisht e ndryshme me atë të vendit tonë.

Edhe përdorimi i materialeve dhe teknologjive nuk është i njëjtë kështu që kjo kërkon një kohë të gjatë për përshtatje dhe koha e përshtatjes ka kosto për bizneset pasi këta punëtorë nuk janë efektivë përnjëherësh duke llogaritur dhe mosnjohjen e gjuhës këtu”, sqaron për Radion Evropa e Lirë, Salim Hasani, drejtues i sektorit të ndërtimtarisë në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Ai thotë se rritja e pagave është vendimtare në këtë moment në të kundërtën i gjithë sektori i ndërtimtarisë jo vetëm që nuk do të arrijë t’i përmbush afatet e parapara për punët që ka kontraktuar, por i gjithë sektori mund të pësojë kolaps.

Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë më shumë agjenci që ndërmjetësojnë për inkuadrimin e punëtorëve të vendit në tregun e punës, si dhe gjetjen e një pune jashtë vendit.

Megjithëse në kornizën ligjore të vendit parashihet që Agjencite për ndërmjetësim të gjejnë punë brenda vendit dhe jashtë për punëtorët e saj, por jo që të sigurojnë punëtorë nga jashtë në Maqedoninë e Veriut.

Kjo në praktikë mbulohet përmes agjencive që veprojnë në vendet fqinje.
Për t’u dalë në kohë kompanive nga qeveria e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se për këtë vit kanë rritur kuotat e lejeve për punëtorët e huaj nga 5 mijë në 7 mijë.

Ndonëse jemi në fund të vitit, ky numër nuk ka arritur as shifrën prej pesë mijë lejesh të dhëna. Afaristët fajin e hedhin te procedurat burokratike gjatë marrjes së lejeve për angazhimin e punëtorëve të huaj.

Në bazë të të dhënave nga Agjencia për punësim, brenda këtij viti janë dhënë 4794 leje pune për drejtues kompanish ose të angazhuar në sektorin ndërtimtarisë.

Gjatë këtij viti, sipas Agjencisë për punësim, në tregun maqedonas të punës janë përfshirë 146 punëtorë nga India, 97 nga Nepali dhe një nga Sri Lanka.

Ndryshe, nga Maqedonia e Veriut brenda 20 viteve të fundit janë larguar rreth 200 mijë qytetarë, të cilët kryesisht janë persona të aftë për punë.

Në bazë të regjistrimit të fundit në vjeshtën e vitit 2021, Maqedonia e Veriut ka 1.8 milion banorë. Në bazë të regjistrimit të popullsisë, autoritetet qeveritare thanë se në tregun e punës mungojnë rreth 10 mijë punëtorë, kryesisht në sektorin e hotelerisë dhe atë të ndërtimtarisë.

You Might Also Like

Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet

Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok

BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së

Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore

Ylli i së majtës amerikane dëshiron të bëhet president i SHBA-së pas Trumpit

Kosova Times November 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku: Personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë

Kosova Times Kosova Times February 21, 2025
Talibanët pakistanezë marrin kontrollin e burgut ku po mbaheshin
Hetime kundër ish-drejtorëve të CIA-s dhe FBI-së
VIDEO Një italian ka rrëfyer drejtpërdrejt në televizion se ka vrarë nënën e tij
Qarkullon video i likuidimit te 200 ushtarëve rusë (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?