Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:20 në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tutje u bë e ditur se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.