By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Zgjedhjet në Serbi e ngadalësojnë dialogun me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Zgjedhjet në Serbi e ngadalësojnë dialogun me Kosovën
Ballina 1Lajme

Analistët: Zgjedhjet në Serbi e ngadalësojnë dialogun me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 2:31 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Njohësit e çështjeve politike në vend besojnë se zgjedhjet në Serbi do të jenë një faktor që mund të ngadalësojnë procesin e dialogut. Madje disa thonë se Kosova do të jetë një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore atje.

Zgjedhjet në Serbi, medoemos do të ndikojnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, thonë njohës të rrethanave politike në vend. Për Artan Muhaxhirin, çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskursit politik gjatë fushatës së presidentit serb atje.

“Është e pritshme që zgjedhjet në Serbi të ndikojnë në mënyrë të rëndësishme në procesin e dialogut, sepse presidenti Vuqiq do ta fuqizojë diskursin e tij popullist dhe emocional në raport më Kosovën në mënyrë që të përfitojë nga votat e kategorisë së votuesve jokritikë”, deklaroi Muhaxhiri.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike (CESID), Bojan Kllaçar, thekson se politikanët në fushatë merren me ato tema që i interesojnë elektoratit dhe njëra prej tyre është edhe Kosova.

“…Kosova do të jetë një nga temat më të rëndësishme të fushatës në Serbi. Sigurisht që do të jetë në tri të parat për dy arsye: e parë është e një natyre kontekstuale, pasi  dialogu është i gjallë, është në vazhdim dhe është një temë e rëndësishme për interesat politike serbe dhe e dyta; që nga fillimi i këtij viti Kosova ka qenë një nga tri prioritetet kryesore të popullit, krahas ekonomisë, inflacionit, gjegjësisht rritjes së çmimeve”, deklaroi Klloçar.

Ndryshe njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Rraci, thotë se për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore në Kosovë, tani për tani nuk ka klimë që ato të mbahen. Ai e lidh këtë me pajtueshmërinë që mund të arrijnë palët Kosovë-Serbi lidhur me propozimin e planit për Asociacionin, i cili u është dorëzuar palëve nga BE më 21 tetor.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset paralajmërojnë protesta

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
Greqia prezanton taksën e ‘rezistencës ndaj klimës’; Ndryshime në kufij, plazhe…
“Qëllimi është dobësimi i Evropës”. Zgjedhjet në Serbi mes planeve të Kremlinit
Austria thotë se po rishikon statusin e refugjatëve sirianë
Gruaja që vrau fëmijë akuzohet edhe për vrasjen e bashkëshortit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?