By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dushi: Fushata informuese për lëvizje në zonën Shengen, e suksesshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dushi: Fushata informuese për lëvizje në zonën Shengen, e suksesshme
Ballina 1Lajme

Dushi: Fushata informuese për lëvizje në zonën Shengen, e suksesshme

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 2:08 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Sot përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën e cila ka informuar më afër qytetarët për të drejtat e udhëtimit, pas 1 janarit 2024, tha për Radio Kosovën Gëzim Dushi nga zyra e kryeministrit. E qytetarët e vlerësojnë shumë këtë kampanjë informuese.

Nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Për këtë qëllim, në shumë komuna të Kosovës, që nga 5 tetori është zhvilluar kampanja informuese lidhur me procedurat e udhëtimit.

Kamioneti lëvizës me të gjitha informacionet, po qëndron edhe sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të dhënë informata për të gjithë qytetarët që duan të dinë më shumë rreth udhëtimit pa viza.

Shumë qytetarë, kanë shprehur interesimin e tyre rreth kësaj kampanje. Duke folur për Radio Kosovën disa nga ta theksojnë se nuk kanë qenë të informuar sa duhet, lidhur me udhëtimin pa viza në zonën Shengen.

“Punoj këtu në një agjenci gjermane që punësojmë infermierë për Gjermani. Për ne, është e rëndësishme që t’i informojmë kandidatët tanë se çka lejohet dhe nuk lejohet. Kjo ndihmon shumë, sepse shumë qytetarë nuk janë të informuar se kanë të drejtë të lëvizin, por nuk kanë të drejtë të punojnë në Gjermani apo diku tjetër me vizë turistike. Unë kam motra e vëllezër dhe pres të shkoj atje. A jeni të informuar se si mund të udhëtoni? Jo, nuk jemi!”, deklaroi një qytetare.

Kampanja për liberalizimin e vizave është mbajtur në shumicën e komunave të Kosovës, përfshirë këtu edhe ato në veri të vendit. Gëzim Dushi, nga zyra e kryeministrit, tha për Radio Kosovën se kampanja informuese ka pasur impakt pozitiv në terren. Ai përmend edhe disa nga kushtet për udhëtim.

“Qytetarët duhet të pajisjen me pasaportë biometrike, të kenë adresë të saktë të banimit, nëse nuk kanë adresë, duhet të kenë një shumë të konsiderueshme parash që llogaritet për qëndrim atje në baza ditore, nuk është e obligueshme, por duhet të kenë edhe biletën e kthimit. Ne po shpresojmë që ka sjellë rezultate dhe në bazë të matjeve që i kemi bërë ka pasur impakt pozitiv, qytetarët janë informuar”, deklaroi Dushi.

Ai tha se kampanja për liberalizimin e vizave do të vazhdojë në forma të tjera në pika kufitare, aeroporte, duke bërë shpërndarjen e broshurave, e të tjera.

You Might Also Like

Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kerkon llogaridhenie nga komunat per shpenzimin e buxhetit

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
Hetuesit zbarkojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Fico ndodhet në Zagreb, pyetet pse është në krah të agresorit rus
Gjykata komercialë reagon pas kritikave të shumta: Të mos paragjykohen vendimet
Çfarë do të duhet të ndryshojë në Greqi për të mbetur destinacioni i preferuar turistik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?