Ministri Rashiq për RTK2, ka shprehur frikën e tij se serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin.

Ai ka theksuar se nuk ka zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për çështjen e komunitetit, nëse serbët e Kosovës nuk marrin pjesë në proces, dhe se duhet të marrinë përgjegjësi për realitetin e ri.