By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A ishte manipuluar fitorja e Miss Universe? Anëtarja e jurisë vë në dyshim votimin: Kjo është fituesja ime
November 22, 2025
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë
November 22, 2025
Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
November 22, 2025
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobus
November 22, 2025
Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lirohet nga burgu reperi iranian që mbështeti protestat antiqeveritare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Lirohet nga burgu reperi iranian që mbështeti protestat antiqeveritare
ShowBiz

Lirohet nga burgu reperi iranian që mbështeti protestat antiqeveritare

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 1:44 PM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Një reper i njohur iranian është liruar me kusht pasi ka kaluar më shumë se një vit në burg për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit.

Amini vdiq në paraburgim vitin e kaluar, pasi ishte ndaluar nga policia nën dyshimet për shkeljen e rregullave të hixhabit, apo shamisë së kokës.

Toomaj Salehi, 32 vjeç, postoi në X – që më herët njihej si Twitter – më 18 nëntor, duke treguar se ishte liruar po atë ditë nga Gjykata Supreme e shtetit, e cila kishte miratuar apelin e tij, pasi gjeti “të meta në dënimin fillestar” dhe urdhëroi lirimin e tij.

Gjykata e ka kthyer rastin në një gjykatë të shkallës më të ulët.

Salehi ishte dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burg në korrik, nën akuza për “korrupsion të tokës”, që është një prej akuzave më të rënda në sistemin islamik të Iranit dhe personat që gjenden fajtor për të mund të dnohen edhe me dënim me vdekje.

Ai u lirua nga akuza për “ofendim të themeluesit të revolucionit islamik dhe udhëheqjes dhe komunikimit me qeveritë armiqësore”.

Pas një gjykimi me dyer të mbyllura, gjykata po ashtu urdhëroi që Salehit t’i ndalohet që të krijojë muzikë apo të performojë për dy vjet pas lirimit të tij.

Ai është arrestuar në tetor të vitit 2022 pasi bëri deklarata publike në mbështetje të protestave që kishin shpërthyer një muaj më herët. Protestat u nxitën pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Amini. Salehi e kaloi shumicën e kohës në izolim gjatë paraburgimit.

Autoritetet iraniane kanë thënë se protestat janë nxitur nga qeveri të huaja. Qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar gjatë shtypjes brutale të protestave nga autoritetet iraniane.

Salehi u akuzua për “shpërndarje të gënjeshtrave” në internet dhe për publikim “të propagandës kundër shtetit”.

Salehi u bë i njohur për tekstet e këngëve të tij kundër korrupsionit, për varfërinë, dënimet me vdekje që aplikohen në Iran dhe për vrasjen e protestuesve në Iran. Në tekstet e tij ai ka akuzuar autoritetet se po “ngufasin” popullin dhe që po shpërfillin mirëqenien e qytetarëve.

You Might Also Like

Zgjedhet Mis bota: Kurora shkoi te…

Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”

Laura Pausini dhe Naomi Campbell priten në audiencë nga Papa

Bellucci festoi ditëlindjen e 61-të vetëm dhe në mënyrë magjepsëse: Instagrami është ndezur

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hutim mes qytetarëve pas tërheqjes së Listës Serbe nga votimet në veri

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
Kosova në grup me Zvicrën në kualifikimet e Evropianit 2024
Bregu: Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE
Gerhard Schroeder do të mbetet në SPD – pavarësisht lidhjeve me Putinin
4 të vrarë dhe 24 të plagosur pas sulmit izraelit pranë spitalit të Bejrutit, thotë MSh-ja libaneze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?