By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik
December 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu akuzon Prokurorinë për mosveprim të duhur në ‘Rastin Dehari’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu akuzon Prokurorinë për mosveprim të duhur në ‘Rastin Dehari’
Ballina 2Lajme

Haxhiu akuzon Prokurorinë për mosveprim të duhur në ‘Rastin Dehari’

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 3:54 PM
Kosova Times Published November 20, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u paraqit në një konferencë për media, pasi ishte intervistuar nga Prokuroria në rastin e Astrit Deharit. Ajo pati kritika në prokurorinë që nuk e ka hetuar si duhet këtë rast, derisa si ministre tha se e ka për obligim të angazhohet për drejtësi.

“Në cilësinë e ministres së drejtësisë kam obligimin e plotë që të angazhohem për drejtësi, dhe kam obligim moral e qytetarë për t’u interesuar për vrasjen e një qytetari (aktivisti politik) në duart e shtetit, sikurse edhe të flas edhe për mos veprimet nga ata që kanë veshur petkun e prokurorit apo kujtdo tjetër”, tha Haxhiu.

Prokurori special, sipas Haxhiut, reagoi me shpejtësi ndaj një deklarate që ajo kishte thënë. “Por nuk ishte hera e parë që më kanë thënë diçka të tillë publikisht, tha Haxhiu. Sipas saj, një sërë episodesh janë zhvilluar gjatë këtyre shtatë viteve, por prokurori nuk ka treguar të njëjtin zell, ndaj reagimeve, ndaj mosveprimeve apo veprimeve të gabuara.

“Nëse tani për tani nuk dihet se kush kanë qenë urdhërdhënësit apo ekzekutorët, atëherë prokurori është dashur të merret me personat që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë në mënyrë që të mbërri tek e vërteta”, shtoi Haxhiu.

Tutje Haxhiu tha se kur flasim për prova, prokurori duhet ta dijë që provë nuk është vetëm emri i përveshëm i personit të dyshuar për një vepër penale, por gjithçka tjetër që të çon deri tek e vërteta.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryerësve të veprës penale, unë nuk do ta kisha pritur ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit”, deklaroi Haxhiu.

Haxhiu nuk deklarohet pas intervistimit, në orën 14 mbanë konferencë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk është deklaruar për medie pas intervisitmit për rastin e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Haxhiu u ka thënë medieve se për detaje do të flasë në konferencë e thirrur në ora 14:00.

Avokati i ministres Haxhiu nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka konfirmuar për media se gjatë intervistimit të ministres Albulena Haxhiu në rastin e Astrit Deharit, i është ndaluar pjesëmarrja në gjykatë në cilësinë e mbrojtësit. Gashi e ka cilësuar Prokurorinë si selektive, si dhe ka kërkuar që nga ky rast të largohet prokurori Afrim Shefkiu.

“Prokuroria, për arsye te panjohura, vepron në mënyre selektive, sepse me dhjetëra dëshmitarë që janë amrrë në pyetje me është lejuar pjesëmarrja e tani kjo është mohuar”, tha Gashi.

Ministrja Haxhiu është marrë në pyetje për shkak të një statusi në facebook, ku ka thënë se ka dëshmi për vrasjen e tij. Gashi tha se ministrja është e vetme duke dhënë dëshminë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me prokurorin, për të cilin tanimë kërkojmë sërish largimin e tij nga ky rast. Ai akoma po punon në këtë rast, edhe pse nuk ka të drejtë”, tha Gashi.

Ai tha se së bashku me familjen, do të konsultohen dhe do t;i drejtohen edhe Këshillit Prokurorial.

 

You Might Also Like

Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Kosova Times November 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërcënon zyrtarin e policisë, arrestohet brenda stacionit të policisë

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
DhTIK kërkon hetim për bllokimin e regjistrimit të automjeteve
Heathrow u mbyll për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, nënstacioni në zjarr
Sa pagoi Kosova për të akuzuarit në Hagë?
Kurti takoi emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin PerëndimorLajme Kurti takoi emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?